Debat i ashpër mes Valbonës dhe Armaldos: Ti kalon në xhelozi artistike, po hap një luftë që nuk e meritoj (VIDEO)

Debat i ashpër mes Valbonës dhe Armaldos: Ti kalon në xhelozi artistike, po hap një luftë që nuk e meritoj (VIDEO)

Valbona Mema

Këngëtarja Valbona Mema është përfshirë në një debat të ashpër me Armaldon brenda shtëpisë së BBV Albania. Këngëtarja e akuzoi Armaldon se ai ka xhelozi artistike kundrejt saj.

Valbona: Kam ardhur këtu të tregoj anën time njerëzore, nuk kam ardhur për famë. Më duket se Armaldo po më hap një luftë që nuk e meritoj. E kam mik prej shumë vitesh jashtë.

Armaldo: As unë nuk e kuptoj. E zgjodha për t’ i hequr të drejtën e votës sepse unë kështu e mendova. Kjo nuk do të thotë që unë nuk kam respekt për të, apo që nuk dua të rri me të. Nuk i kam bërë asgjë të keqe. Jam sjellë me shumë dashuri. Kalon në xhelozi artistike. S’kam asgjë personale me Valbonën.

Valbona: Ti je bërë i pabesueshëm. Më jep një arsye të di që për çfarë debaton, që dhe unë ta di me kë po rri.

Armaldo: Po kërkon një arsye, që nuk kam arsye.

Valbona: Unë shkoj mirë me të gjithë. Po shoh dhe po vëzhgoj çdo gjë. Kam ardhur që të shkojmë mirë me njëri-tjetrin.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët