Deputeti Agron Shehaj debatoi ashpër me ministren Albana Koçiu në interpelancën e kërkuar nga deputeti opozitar lidhur me skandalin tek Onkologjiku. Ministrja Koçiu vuri në dukje se i përgjigjet çdo shqetësimi qytetar.
Sa i përket shpërthimit të Shehajt se Ministrja është e pandjeshme ndaj qytetarëve, Koçiu thekson se deputeti po bën politikë me fatkeqësinë e të tjerëve.
'Koçiu: Nuk e kuptoj pse çirreni. Sa për përgjegjësinë. I përgjigjem çdo shqetësimi, jemi për të garantuar që qytetarët të marrin shërbime. Ju rendita punët e mira, për të furnizuar me barna me cilësi. Shikojeni QSUT ambientet aty. Nuk linçova unë mjek. Ju linçuat mjek. Shkoni kallëzoni mjekët që marrin lek. Denonconi çdo rast abuzimi. Mos hajdeni këtu dhe i mbushni mendjen që kjo është shëndetësia. Duke hedhur këtë baltë që jam e sigurt që do ju bjerë në kokë. Shëndetësia që punon aty janë të përkushtuar. Ka dhe individë që vuajnë nga mungesa e integritetit. Prandaj jemi aty. Dhe jo për të ardhur këtu që vidhet e vidhet. Shkoni e denonconi. Nuk ka tek xhepat e mi, asnjë qindark. Lëri këto kaseta që i fut vend e vend. Hajdeni ta bëjmë bashkë shëndetësinë. Mos i përdorni në sallën e Kuvendit dhe mos bëni politikë me shëndetësinë, me njerëz që kanë halle. Nuk ju voton njeri. Erdhët nga emigracioni, jeni në parlament. Jepni kontributin në vendin tuaj. Kontribut që ndërton të ardhme.
Shehaj: Nuk e kuptoj ku e gjeni kurajon. Por në fakt e kam një dyshim. Nuk thashë, solla raste për të treguar, denoncuar gjendjen ku është shëndetësia. Ça prisni të heshtim? Ça dreqin bëj unë? Nëse nuk flas për probleme çfarë do vij? Nëse ju vidhni dhe ju thoni se shëndetësia është falas, unë do të hesht. Duhet të vij dhe të them të vërtetën. Shih ç’ndodh.
Ju edhe vidhni dhe nuk doni t’ju thonë hajdut.'
Lajmi kryesor:
Interpelanca/ Shehaj vendos në Kuvend denoncimin e qytetarit në Report Tv për humbjen e djalit tek Onkologjiku! Ministrja Koçiu: Fatkeqësinë e një prindi e përdorni për kredo politike
G.K/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.3%
-
Të gabuar
24.9%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4283
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Programi i depistimit të shikimit në shkolla, përfituan 87 mijë fëmijë
14 Janar, 12:48
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Realizohet në spitalin Memorial të Fierit operacioni për mpiksjen e gjakut në tru
4 Janar, 12:28
-
Tiranë/ 10 foshnje erdhën në jetë gjatë natës, duke u gdhirë 1 janari 2025! Koçiu u jep bonusin
1 Janar, 13:20
-
Viti i Ri, Koçiu: Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në gatishmëri! Në 2025 nisim rikonstruksionin e Traumës
31 Dhjetor 2024, 16:47
-
Reforma e autonomisë financiare spitalore, plani i qeverisë për t'i kthyer në mundësi atraktive spitalet për mjekët dhe infermierët
28 Dhjetor 2024, 20:09
-
'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt: Cilëson ftesën publike si ofiq partiak
26 Dhjetor 2024, 13:36
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor 2024, 13:06
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor 2024, 19:58
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor 2024, 18:31