Debati/ Duma: Sillni dokumentacione shtesë! Denaj: Po mbani peng Komisionin e Shëndetësisë! Hidhni në votim propozimin për shtyrjen e mbledhjes

TIRANË- Mes debatesh dhe akuzash të forta për favorizime e klientelizëm, në Komisionin e Shëndetësisë u miratua akti normativ për kompensimin e ndërtuesve që kanë kontrata publike për çmimet e rritura të materialeve të ndërtimit.

Bejtja: Janë 300 kontrata me efekt 6 miliardë lekë dhe mijëra punonjës përfitojnë.

Duma: 400 mln ja merrni shqiptarëve ja jepni oligarkëve. Prek konkurrencën se një e mbroni një jo

Kryetarja e Komisionit Grida Duma, me tone të larta kërkoi sqarime për kompanitë që do të përfitojnë, duke akuzuar qeverinë se me këtë vendim jep para për oligarkët.

“Kush përfiton nga ky vendim. E ulni ju pagesën kur e nisni me çmim më të lartë se janë çmimet më pas. Është rritur energjia nafta pse ka paketë vetëm për tenderat e kompanive”, tha Duma.

Deputetja e PD, Duma tha se pronarët e 8 kompanive të rindërtimit kanë rekorde kriminale, por zëvendësministri i Infrastrukturës Ilir Bejtja e hodhi poshtë.

Duma: 8 kompani janë me pronar të inkriminuar, po avazntazhoni ca kompani me rekorde kriminale

Bejtja: I drejtohemi gjykatës

Debati vazhdojë edhe për mungesën e një pakete për shtrenjtimin e produkteve të shportës.

Duma: Nuk ke politikë dhe asnjë politikë, jepni mizerie 30 mijë lekë

Nëpërmjet këtij akti qeveria kompenson ndërtuesit e kontratave publike nga 5-30% për çmimin e rritur të hekurit, çimentos, bitumit, tubave plastike, aluminit, bakrit dhe zinkut.

Debati i plotë
Grida Duma:
Sa përfitojnë të punësuarit nga ky akt normativ dhe a do të ketë rritje pagash? Sa i përket çështjeve sociale është rritur energjia, nafta, përse ka një paketë vetëm për tenderat e rindërtimit dhe jo për qytetarët. Ndaj një tjetër shqetësim, sipas BIRN tetë nga kompanitë që kanë përfituar tendera në prokurimet e rindërtimit janë me pronarë të inkriminuar. Pa avantazhoni njerëz me rekorde kriminale? Duam fatura financiare.

Ilir Bejtja: Nuk ka rritje pagash me këtë akt normativ. Ky akt normativ i referohet vetëm materiale që janë pesha bazë në kontrata publike dhe ndërmarrjeve publike me më tepër se 51 % kapital publik. Sa i përket inkriminimit duhet t’i drejtojmë pyetje Prokurorisë. Nuk i kam këto informacion.

Grida Duma: Ua them unë, janë tetë pronare në hetim.

Ilir Bejtja: Nuk kam informacion. Nuk kemi nga prokuroria apo SPAK që tetë prej këtyre kompanive janë me pronar të inkriminuar. Kemi mbështetur ekonominë edhe gjatë pandemisë edhe në kohën e tërmetit. Paketa jonë i kalon 1 mld e gjysmë euro, nëse kjo është pak për tri vite, atëherë më duket të jemi pak ëndërrimtar.

Grida Duma: Pak apo shumë është një diskutim që nuk mbaron . Ju thoni 30 mijë lek të vjetra për pensionistët. Por çmimet e shportës prekin të gjithë shqiptarët. Në mund të themi gjithë ditën që çmimi i energjisë nuk është rritur, por fatura në total është rritur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:09
Nuk ndalet debati/ Duma: Qetësi! Pse bëni zhurmuesen? Denaj: Po mbani peng Komisionin, hidhni në votim propozimin për shtyrjen e mbledhjes

 

Pas debatit me Ilir Bejtjan, Grida Duma është përplasur me Anila Denajn në Komisionin e Shëndetësisë ku po diskutohet akti normativ për kompensimin e çmimeve. Ishte vetë Duma që propozoi shtyrjen e mbledhjes që të kthehen me propozime por nuk e hidhte në votim. 

Denaj insistoi që ta hidhte në votim dhe zgjodhi ta merrte situatën në dorë derisa ndërhyri Kryesia e Kuvendit për t'i sqaruar se propozimin e hedh në votim kryetari, në këtë rast Grida Duma.

Grida Duma: Pse bëni zhurmuesin?

Anila Denaj: Nuk mund të mbani peng komisionin. Hidhni në votim propozimin tuaj.

Grida Duma: Nuk po të them mbylle mikrofonin e të mos e zgjasim dhe nuk lejoj askënd të flasë me urdhërore. Këtu rregullat nuk janë sasi.

Anila Denaj: Mos e mbani peng komisionin.

Grida Duma: Mund të ndaloni? Qetësi! Rregulli nuk është cështje kartoni. E mbyllim, 5 minuta pushim.

Anila Denaj: Kërkoj respektimin e rregullores. Pse të mbahet peng komisioni për kryetarin? Deri tani na bëni diskurs farsë?

Grida Duma: Kush është farsë? Nëse doni të bëni filma dhe thoni që është personale, cila është personale, komapnive të mëdha që po ju jepni para? Unë nuk kam asgjë personale. Rregullorja përcaktohet ose jo dhe kërkojmë informacion. Cfarë lidhje ka këtu? Duhet informacion!

 

Ora 13:07
Grida Duma kërkon shtyrjen e mbledhjes së Komisionit të Shëndetësisë: Sillni dokumentacion, nuk flitet me 'afërsisht' dhe 'rreth'

1656328175_gridaa.JPG

Grida Duma ka kërkuar që të hidhet në votim shtyrja e mbledhjes së Komisionit të Shëndetësisë ku po diskutohet akti normativ për kompensimin e çmimeve të materialeve të ndërtimit.

Grida Duma: Të shtyhet mbledhja për të sjellë dokumentacionin.

Ilir Bejtja: Nuk kemi dokumentacion shtesë.

Grida Duma: Ju thoni disa mijëra vende pune. Nuk flitet me afërsisht dhe rreth. Këtu nuk jemi në diskutime konfidenciale, janë diskutime zyrtare ku ky komisioni duhet të vendosë për një akt normativ. Nuk mund të marrim qëndrime dhe për këtë arsye, kontratat që i keni parë me risk, kërkojmë listën e atyre kompanive.

Ora 12:47
Debati/ Bejtja: Të mos jemi ëndërrimtarë, nuk kemi parë kompani që mbyllen se nuk paguajnë punëtorët! Duma: Ju kujdeseni më parë për oligarkët

1656327403_kk.JPG

Në Komisionin e Shëndetësisë ka vijuar debati me deputees së PD Grida Duma me zv.ministrin e Infrastrukturës Ilir Bejtja lidhur me aktin normativ që ka sjellë qeveria për të rimbursuar kompanitë që kryejnë punë publike. Duma ka hedhur akuza se përfaqësuesi i qeverisë i jep më shumë rëndësi oligarkëve se qytetarëve. Kur u pyet përse qeveria nuk sjell paketa rimbursimesh dhe për qytetarët, Bejtja përmendi ndihmat që janë dhënë deri më tani.

Debati

Grida Duma: Nuk vini të propozoni një paketë që rimburson qytetarët.

Ilir Bejtjta: Nuk kompensojmë asnjë pronar, por diferenca e çmimit të këtyre mallrave në treg.

Grida Duma: Pse jo dhe te qytetarët diferencat e cmimit për ta? Po ata në Greqi që i kompenson qeveria për rritjen e shportës, politikisht po ju pyes jo procedurialisht. Jeni ju në pozitë të vështirë që vini para parlamentit e votuesve e thoni…

Ilir Bejtja: Paketa jonë për qytetarët ka nisur në tetor 2021 me kompensimin për energjinë, që nuk do e ndryshonim çmimin për familjarët, kompensimi për gjithë periudhën nga marsi deri në fund qershori të gjithë grupet në nevojë bashkë me pensionistët e vetëm me paketë sociale që ka vënë shpërblim direkt për të përballuar rritjen e çmimeve, fatura totale për paketës së parë 38 miliardë lekë. Nuk është dicka e vogël, 7-8% e totalit të buxhetit vjetor, mbrojtja jonë për qytetarët ka qenë korrekte, e jashtëzakonshme. Në përputhje me ndryshimet e sipas mundësive që ka buxheti e s’ka krijuar efekte negative në jetën publike në ekonomi, s'kemi parë të mbyllen kompani se nuk kanë të paguajnë punëtorët.

Grida Duma: Si mund ta thoni këtë?

Ilir Bejtja: Paketa jonë si në tërmet e tani e gjitha i kalon 1 miliardë e gjysmë euro. Nëse kjo është pak për tre vite më duket që jemi pak ëndërrimtarë, kjo është përgjigja ime për politikisht.

Grida Duma: Flasim për transportin 270 lekë karburanti.

Ilir Bejtja: Vjen i gjithi nga jashtë.

Grida Duma: Ky është fokusi a do marrim ca para të rimbursojmë qytetarët? Të marrim vendime me prioritet.

Ilir Bejtja: Ky tani është shumë prioritar.

Grida Duma: Arsyeja pse kemi debat e është ngërç besoj që ju e kuptoni, arsyeja pse i drejtohem zv ministrit e jo stafit teknik është më shumë se teknikisht. Kjo tryezë nuk ka mundësi të ndjekë problemet me aktet, ne jemi për një gjë tjetër, se përfaqësuesi i qeverisë tha kaq para ka ky vend mos jemi ëndërrimtarë. 1.5 miliardë është shumë apo pak kaq tha kemi. Meqë paskemi 1.5 se kaq vend jemi nëse i çojmë 0.5 këtyre oligarkëve gjithë gjithë një ngel për këto të tjerët. Është ilustrim ky që bëj se shifrën nuk e keni sjellë. Diskutimi është politik, vendimmarrje strategjike prioritare, e kjo për atë që është në qeveri është për kë kujdeset më parë? Po na del që kujdeset më parë për këta oligarkët.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb