Debat në 'Esencë': Filtrat na ndihmojmë të shohim veten në mënyrën që duam dhe dëshirojmë të dukemi, por a janë realiteti ynë?

Rrjetet sociale janë një mënyrë për të na lidhur me njëri-tjetrin po aq sa një pasqyrë për të shpalosur veten në mënyrën më të mirë. Dikush ka një profil që e përdor për kënaqësi, dikush pak më shumë për anën profesionale. Në secilin rast duam të pasqyrojmë më të mirën edhe kur kjo e fundit nuk është realiteti që na përfaqëson.

Filtrat na ndihmojmë të shohim veten në mënyrën që duam dhe dëshirojmë të dukemi, por a janë realiteti ynë?

Në një bisedë në ‘Esencë’ blogerja Xhina Hodo, fotografi Sonny K Elson dhe ish-volejbollistja dhe moderatorja  Silvana Bushati ndanë eksperiencat e tyre. Gjithashtu në  një lidhje skype me menaxheren e rrjeteve sociale Vanesa Koka. Një ligj i ri në Francë  së fundi detyron ‘influencuesit’ të sinjalizojnë kur përdorin filtra në fotot e videot e tyre. Ata që njihen tashmë si “influencues”, në Francë detyrohen me ligj të njoftojnë për efektet që përdorin në foto e video. Përmbajtja e fotove dhe videove me filtra duhet deklaruar, përndryshe personazhet do të përballen me gjoba dhe burg.

Vanesa Koka, menaxhere e medias sociale zbulon disa nga influencuesit shqiptar që “shesin” më shumë online dhe tregon sekrete të vogla që na rrisin interesin te publiku virtual. Gjithashtu  çfarë na rrit apo ul besueshmërinë virtualisht.

Të ftuarit në panel ndanë mendime të kundërta në lidhje me përdorimin ose jo të filtrave aq më tepër duke rrahur mendime edhe për atë që psikologët kanë cituar edhe më herët për vetë fotografimin dhe filtrat, duke e lidhur me praninë e një çrregullimi për ata që e përdorin.

Të duash të jesh vetja pa filtra në rrjete sociale është një zgjedhje ashtu sikurse është dhe e kundërta.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë