Debat për ligjin mbi mediat
online, a cënohet pavarësia?
Në raportin e organizatës “Reporterët pa kufij” për vitin 2015, Shqipëria doli sërish si problematike nga pikëpamja e ndërhyrjeve politike dhe nga moszbatimi i legjislacionit për lirinë e medias.
Në Shqipëri qeveria u përpoq dy herë vitin e kaluar që të ndërhynte në tregun e mediave online, me synimin zyrtar “për t'i rregulluar ato”. Nëse herën e parë u tërhoq duke pranuar gabimet në formulimin e ndryshimeve ligjore, aktualisht, me ndryshimet në ligjin për “Tregëtinë online”, qeveria po mendon një mekanizëm të ri. Ndryshimet kanë dalë pa pritur, pa u konsultuar me grupet e interesit dhe pa treguar se ku synohet të arrihet. Ministrja përgjegjëse, Harito, zhvilloi një takim me disa përfaqësues por, pavarësisht kësaj, në dy dalje televizive të vetat, ajo nuk ka qenë e qartë lidhur me atë se çfarë po synohet realisht.
Merr më shumë rëndësi ky problem kur sheh se edhe raportet ndërkombëtare e vënë theksin te ndërhyrjet e politikës dhe jo te abuzimet e medias, për të cilat funksionon ligji penal. Një ligj, të cilin ministrja thjesht po e transferon si prerogativë edhe për portalet online.
Kjo situatë ka ngjallur një debat mes operatorëve që po shtohen pa masë në sektorin online dhe institucioneve qeveritare, që duket se ende janë konfuzë për të hartuar një legjislacion të standardeve evropiane. Ekspertët mendojnë se skema e propozuar për përgjegjësinë e ndërmjetësve (hosts) është mjaft problematike dhe do të krijonte jo vetëm probleme të shumta në zbatim, por edhe rreziqe reale për cënimin e lirisë së shprehjes në Internet. Për këtë arsye është rekomanduar rishikimi në tërësi i kësaj skeme.
Sipas operatorëve kryesore, skema e propozuar krijon rrezikun e qartë të censurës administrative. Ekzistojnë vetëm pak autoritete administrative në rendin tonë juridik që kanë (potencialisht) tagra të qarta ligjore dhe autonomi institucionale për të marrë vendime të pranueshme për disa nga konfliktet që lindin në kontekstin online. Këtu mund të futen, për shembull, komisionierët e të dhënave personale dhe kundër diskriminimit ose autoritetet për mbrojtjen e konsumatorëve.
Po të shihet përkufizimi i “autoritetit përgjegjës,” ai përfshin fare lehtë policinë e shtetit dhe një sërë agjensish të tjera që janë nën varësinë direkte ose indirekte të Ekzekutivit. Si të tilla, ato në asnjë mënyrë nuk mund të bëhen arbitër në çështje që kanë të bëjnë me të drejtat themelore të individëve dhe veçanërisht me qarkullimin e lirë të ideve dhe informacionit në Internet, theksojnë operatorët.
Sipas tyre, është e pranueshme që të vendoset detyrim për portalet të heqin informacionet e të tretëve në kushtet kur këto janë haptazi të paligjshme dhe cenojnë në mënyrë të rëndë (ose të pariparueshme) të drejtat e një personi tjetër. Kjo nuk duhet të shoqërohet me gjobë automatike apo sanksion tjetër të ndryshëm nga ato që mund të vendosen nga gjykata.
*) Ky shkrim është përgatitur në bashkëpunim me Osservatorio Balcani e Caucaso për Qendrën Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian. Përmbajtja e shkrimit është përgjegjësi vetëm e Shqiptarja.com dhe nuk mund të pretendohet në asnjë mënyrë se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.7%
-
Nuk kam mendim
11.2%
Vota total: 2443
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion
16 Janar, 22:52
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45