Zanafilla e sherrit e cila përfundoi me vrasjen e Vladimir Zvezhdës nga kunati i tij, Klajdi Shundi natën e Vitit të Ri është një debat mes tyre për mikpritjen e shqiptarëve. Report Tv ka zbardhur dëshminë e mikut të Klajdi Shundit në polici i cili ka tregon dinamikën e ngjarjes.

Sipas dokumenteve të siguruara nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, mësohet se shoku i Klajdi Shundi është shprehur në polici se ata kishin qenë në një festë dhe më pas po bisedonin se kush është më mikpritës, pogradecarët apo korçarët. Pasi kanë pirë disa gota verë, situata është nxehur dhe Klajdi i kërkoi kunatit që të mos ngrejë zërin në shtëpinë e tij.

Sipas dëshmisë së mikut të Shundit, Vladimir Zvezhda kishte mbetur i ofenduar nga kunati i tij, mori fëmijët dhe gruan e ishte larguar nga shtëpia. Gjithashtu nga dëshmitë mësohet se pasi Zvezhda kishte dalë nga shtëpia, vajza e tij ka telefonuar dajën (Klajdi Shundin) duke iu shprehur se babai i tij po rrihte mamin.

"...babi kapi mamin për fyti dhe i përplaste kokën pas murit, kur doli daja, babi qeshte dhe i thoshte ske guxim të më bësh asgjë" – mësohet të ketë thënë mbesa e Shundit.

Ndërkohë në momentin që Shundi doli nga shtëpia i nxehur dhe me një thikë në dorë shkoi për të goditur Zvezhdën. Sipas shokut të Klajdi Shundit, ai tentoi ta ndalonte por Shundi e plagosi me thikë në dorë.

Ngjarja e rëndë ndodhi natën e ndërrimit të viteve rreth orës 04:00 në lagjen ‘5 maji’ në Tiranë. Klajdi Shundi 34-vjeçar ka qëlluar me thikë kunatin e tij, Vladimir Zvezhda, i cili ka humbur jetën në spital. 

1610192396_1609668662shundi.jpg

Klajdi Shundi dhe kunati i tij Vladimir Zvezhda