Debate ‘5 pyetjet’, Klosi: PS do ju mundë, jeni pjesëza! Bumçi: PD është e Berishës! Protesta? Do e bëjmë se jemi popull evropian por drejtohemi nga një sulltan

Në vetëm pak orë që na ndajnë nga samiti i BE-së në Tiranë por edhe nga protesta e Berishës, sërish mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës diskutimet nuk puqen në asnjë argument. I tillë ishte edhe diskutimi mes ish ministrit të jashtëm, aktualisht pjesë e Rithemelimit Aldo Bumçi dhe deputetit të PS-së, Blendi Klosi në emisionin ‘5 pyetjet’ nga Ilir Babaramo në Report Tv.

Duke filluar me diskutimin me primaret e njëherësh me zgjedhjet vendore, deputeti socialist u shpreh se nuk është i rëndësishëm procesi sa fakti, e sipas tij fakti i pathyeshëm është që PS do i mundë.

“Ne jemi në një proces që ne po përpiqemi fort të gjejmë kandidatët më të mirë. PS vjen me 60 kryetarë nga 60 bashki. Ata njerëz kanë punuar. Jemi në disa hapa shumë përpara nga kundërshtarët tanë. Ne do t’i mundim kjo është e rëndësishme, për të tjerat flasim.”- tha Klosi në Report Tv.

Ndërsa ish ministri i jashtëm, vendi ynë po qeveriset në formën e pashallëqeve të hershëm, sipas tij vendimet i merr vetëm një person, pra kryeministri.

“Ne s’jemi vend i madh me miliona dhe se dimë çfarë ndodh. Dhe sesi është bërë procesi nuk fshihet dot. PS sot s’ka më asnjë që merr vendime përveç Ramës ka ndërtuar një pashallëk. Unë çohem në mëngjes dhe them Portin e Durrësit do ja jap një arabi. Pozita ka bërë një projekt sot për të vrarë opozitën.”- tha Bumçi.

Diskutimi pati edhe debate ku  Klosi u shpreh i bindur se do të fitojnë dhe se opozita është gjysmake. Si argument Klosi përmendi suksesin e Partisë Socialiste përballë PD-së së bashkuar e jo më tani që nuk ka një parti e cila nuk di se nga kush drejtohet.

Klosi: Problemi juaj që nuk fitoni në asnjë garë, jem 3 muaj para zgjedhjeve, doni që të fitoni, s’jeni partia zyrtare jeni thjesht pretendentë. Dhe sërish ju del që keni probleme me votimet. Bëhuni gati se kë keni përballë. Ju s’keni parti more s’merreni dot me ne, ne kemi parti me strukturë. Ju s’bëni një takim me njëri-tjetrin. Sa i përket raportet e KE, nesër vijnë ata burrat këtu dhe e shikoni marrëdhënien tonë me ta.

Bumçi: Probleme ka pasur po. Një fëmijë të pyesësh kush e drejton PD, e dimë që e bën Berisha. Bëjnë lojëra në gjykatë, ky është pashallëku që sqaron gjithçka. Në gjykatë vendoset demokracia? Kush e mbush bulevardin?

Klosi: Po ç’punë kemi ne me bulevardin? Ju s’keni gjysmën e grupit parlamentar, ne vendosëm për ata. PS s’merret fare me ju.

Bumçi: Ky është turpi...

Klosi: Turpi është i juaji more Aldo.

Pyetje: Pse paragjykohet vendimi i gjykatës?

Bumçi: Po pse po shtyhet vendimi i Gjykatës? Se kundërshton dot askush që se di që PD drejtohet nga Berisha.

Klosi: Ne na dolën bashkë dhe i mundëm e jo më tani që jeni gjysma. Pjesë të pjesës po zihen me njëri-tjetrin.

Ajo që është për interes për qytetarët, këto pjesëzat do përballen me 61 bashkitë që do humbin. Më 15 maj këto do thonë që humbëm për këto, këto, këto arsye.

Në diskutim u përmend edhe protesta ku sërish mes deputetit dhe përfaqësuesit të Rithemelimit. Për Klosin nuk ka asnjë arsye të protestohet ditën e nesërme ndërsa Bumçi thotë se nesër është dita e duhur për t’i treguar Evropës se çfarë bëhet në Shqipëri.

Bumçi: Protesta s’është për liderët e BE, është për Ramën dhe realitetin shqiptar.

Klosi: Po pse nesër do e zgjidhni?

Bumçi: Ne me ritmet e largimit jemi si Siria. Pyetja e thjeshtë është çfarë ndodh në këtë vend? Ky është një popull tërësisht evropian por drejtohemi nga një sulltan, nga një pasha.

Klosi: Kemi nesër një aktivitet të BE, si mund të ndikojë protesta? Ne themi që Shqipëria ka arrirë atë stad, ku liderët e BE që samitin e tyre ta bëjnë këtu. Dhe, ndërkohë që ata zgjedhin Shqipërinë, kërkojnë t’i afrohen Shqipërisë si vend stabël dhe 90% evropian. Pse protestoni?

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK