Debate/ Mbyllja e Urgjencës së
Tiranës,Vasili:Të pezullohet urdhri

Debate/ Mbyllja e Urgjencës së<br />Tiranës,Vasili:Të pezullohet urdhri
TIRANË - Ristrukturimi i urgjencës së Tiranës ka krijuar debate mes deputetëve në Komisionin e Shëndetësisë. Shkak i këtij debati mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetares Klodiana Spahiu ka qenë mungesa e Ministrit të Shëndetësisë. Kryetarja Vokshi e ka quajtur arrogancë sjelljen e ministrit, ndërkohë që nënkryetarja Spahiu ka pohuar se orari i komisionit ka përkuar me orën e Mbledhjes së Qeverisë. 

Debati 
Mjekët e shërbimit të urgjencës të pranishëm në këtë mbledhje të Komisionit të Shëndetësisë kanë qenë kundër këtij urdhri, pasi shpërndarja e bluzave të bardha në urgjencat e tre spitaleve të kryeqytetit, “Nënë Tereza”, Sanatoriumit dhe Spitalit Ushtarak, nuk do t’u shërbejë në kohë pacienteve që kanë nevojë për ndihmë.

“Tre spitalet që po flasim janë spitale terciare, nuk janë si spitalet e rretheve. Janë qendra universitare në të cilat urgjenca funksionon si urgjencë pritëse, nuk është urgjencë paraspitalore, nuk është urgjencë e shërbimit në familje, urgjencë e lëvizshme apo kudo qoftë” ka pohuar mjeku i Urgjencës së Tiranës, Emanuel Dungu. Por, përveç deputetëve demokratë që kundërshtuan ashpër reformën në Shërbimin Kombëtar të Urgjencës, kundër zhvendosjes se mjekëve ishte edhe deputeti i LSI Petrit Vasili.

Ministria 
Menjëherë pas përfundimit t mbledhjes së qeverisë, ministri Ilir Beqaj ka sqaruar se pavarësisht akuzave ndaj tij, reforma ka për qellim përmirësimin e shërbimit të urgjencës. Ky i fundit ka theksuar se nuk do të tërhiqet nga vendimi i marrë. Nga ana tjetër sipas kreut të shëndetësisë asnjë nga mjeket nuk humb vendin e punës. ”Çfarë presim ne nga ky ndryshim radikal? Ne presim një sistem kombëtar të urgjencës mjekësore që i përgjigjet shpejt dhe me cilësi urgjencës në të gjithë territorin e vendit.

Me standarde në kohën e mbërritjes, me cilësi në shërbimin e urgjencës për të patur më shumë jetë të shpëtuara dhe për të patur një invaliditet më të pakët në numër. Unë nuk tërhiqem, sepse ky është drejtimi i duhur për të arritur rezultatet që shqiptarët presin nga puna e shërbimit të kujdesit shëndetësor shqiptar.” ka pohuar Beqaj. Sipas tij, reforma në këtë shërbim po shoqërohet me krijimin e Qendrës Kombëtare te Urgjencës, e cila është vendosur pranë Spitalit të Traumës. Përmes sistemit të komandës dhe kontrollit, në të gjithë vendin, do të ketë monitorim të ambulancave për të dhënë në kohë ndihmën e parë. Ndërkohë në të gjithë vendin është një flotë prej 190 autoambulancash të cilat do iu përgjigjen rasteve të urgjencave.
 
Investimet. Investimet e bëra nga Ministria e Shëndetësisë kapin vlerën e 11 milionë dollarëve që kanë për qëllim përmirësimin e Shërbimit të Urgjencës në Shqipëri me 20 autoambulanca të reja, një helikopter të ri mjekësor.

Debatet mes deputeteve Vokshi dhe Spahiu 
Albana Vokshi: Me mungesën e tij ministri shpërfill mjekët profesionistë. Donim të dinim kush është fati i urgjencës pse ka shkelur ligjin ministri? Të na jepte informacione. Shpreh keqardhje për mungesën e ministrit. Shkelje flagrante e rregullores, e Kushtetutës.

Klodiana Spahiu: Keni sjellë një peticion në 01. 02. 2016. Kemi qenë bashkëpunues me bluzat e bardha, janë marrë në konsideratë kërkesat tuaja.  Mbledhja sot e komisionit shkel të gjitha rregullave. Çdo qytetar e di që ditën e mërkurë në orën 11:00 është mbledhje qeverie. Një seancë dëgjimore si mund të thirret një ministër kur është mbledhja e qeverisë?

Albana Vokshi: Ja dhamë të drejtën të vinte në orën që donte

Klodiana Spahiu: Ulni tonin dhe mundohuni të jeni korrekte kur shpjegoheni. Unë dua të sqaroj mjekët

Albana Vokshi: Ti mos mbro atë që është e pambrojtshme

Klodiana Spahiu: Pranoni që keni vendosur një mbledhje kur ministri s’vjen dot.


Redaksia online
(s./shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)