Debate mes vendorëve dhe Tahirit për prishjet e ndërtimeve Dje, Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka mbledhur drejtuesit vendorë nga e gjithë Shqipëria, për të diskutuar rreth prishjeve të ndërtimeve pa lejë. Siç bëhet e ditur, në tryezë janë prefektët dhe Kryetarët e Bashkive të vendit.

Gjithashtu në takim janë edhe drejtorët e policive në 12 qarqet e vendit. Në takim është diskutuar në lidhje me ndërtimet pa leje që janë bërë në të gjithë Shqipërinë.

Burimet thanë se ka pasur disa debate të ashpra mes ministrit dhe përfaqësuesve vendorë, kryesisht ata demokratë, përsa i përket ligjshmërisë apo jo të aksioneve të Policisë së Shtetit, për prishjen e ndërtimeve pa lejë. Gjithashtu është diskutuar edhe për situatën e rendit në vend dhe çfarë mund të bëhet për parandalimin e aksidenteve rrugore.