Teksa më 15 janar KLD do të dëgjonte arsyetimin e Aliut, ky i fundit ka kërkuar ta rishtyjë përballjen me Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Por në këtë moment ka ndërhyrë z.Manjani i cili ka dorëzuar dhe kërkesën për procedim duke ju drejtuar Presidentit njëherësh kryetar i KLD-së.
“Tani, ky është rasti i Dritan Dajtit. Kjo është historia. Po pra, ai rast është. Hajde ta bëjmë precedent këtë. Të lutem tani, na falni që bëjmë referenca të padenja për KLD-në, por kjo është situata. Ne nuk duhet ta lejojmë këtë punë, se në fund fare, organi administrativ jemi”, - është shprehur Manjani.
Por paçka këtij debati, në fund me shumicë votash anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë rrëzuar kërkesën e Manjanit për shkarkimin e Osman Aliut.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)