Debate në Komision/ Ministria e Financave: Është abuzuar me gazin! PD kundër taksës 6%: Rëndon familjet!

TIRANË- Është shoqëruar me debate shqyrtimi i paketës fiskale në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku deputetët e opozitës kanë kërkuar sqarime mbi vendosjen e taksës 6 lekë për litër për gazin që përdorin familjarët dhe bizneset.

“Propozojmë që për të gjithë destinacionin e përdorimit të gazit, nga norma 8 lekë që është aktualisht për automjetet, të shkojmë me normë 6 lekë për litër”, zëvendësministrja e Financave Vasilika Vjerro.

“Duke qenë një vit më parë gazi ka qenë 30 lekë sot ka vajtur 80-90 lekë, e imagjinoni ca koste do të ishte. Në Fier ka biznese që punojnë me gaz të lëngshëm i shtojmë dhe këtë kosto imagjino çfarë dëmi domethënë”, thotë deputeti i opozitës Nusret Avdulla.

Këtij shqetësimi zëvendësministrja e Financave Vasilika Vjerro dhe përfaqësuesit e drejtorisë së doganave ju përgjigjën me argumentin e abuzimit. Ky pretendim ka nxitur reagime si nga opozita ashtu dhe nga mazhoranca.

“Është një sasi gazi shumë e  madhe që përdoret nga familjarët dhe e bënë të pamundur dhe nga dogana, për të evidentuar hapësirat për të abuzuar nga kompanitë”, tha Vjerro.

“S’jeni të zotët ju ti kontrolloni... a ju duket normale të rëndoni buxhetin familjar”, tha Helidon Bushati.

“Lidhur me këtë ne kemi konstatuar që familjarët e kanë marrë gazin me akcizë, në mënyrë abuzive”, përgjigjet Vjerro.

“Furnizimin me gaz për ngrohje në shpi ne e kryejmë nëpër pika karburanti, nuk është e lejuar.... por është e lejuar”, përgjigjet Ylber Karanxha, zv. Drejtor i përgjithshëm i Doganave.

 

“Kjo nuk është arsye, të jemi serioz” tha Helidon Bushati.

 

“Nëse flasim pse çmimi është rritur nga janari deri më sot bursa është rritur me 110%, pra jemi më shumë se dyfish”, tha zv. Drejtor i përgjithshëm i Doganave.

 

“Ajo nuk lejohet është e kundërligjshme për efekte të sigurisë, dhe kush ka abuzuar dhe duhet të merren masa për të mos e lejuar këtë gjë”, u shpreh kryetari i Komisionit Arben Pëllumbi.

Ndërkohë nga ana tjetër u diskutua edhe taksa 65 lekë për karburantin me të cilin furnizohen mjetet lundruese, ku zëvendësministrja Vjerro tha se çmimi total për çdo litër karburant pas kësaj tarife do të arrij në 137-140 lekë. Një vendim i tillë sipas kryetarit të Komisionit Arben Pëllumbi vjen për shkak se vendi nuk ka përfituar nga kjo lehtësi.

“Vendosjen e një takse 65 lekë për litër mbi karburantin që përdoret për furnizimin e mjeteve lundruese, që vijnë në portet tona. Duke i shtuar edhe çmimin aktual të karburantit, pak a shumë këto anije që janë për qëllime turistike do të paguajnë 137-140 lekë litër. Janë rreth 20 mijë tonë që ishte e pataksuar dhe pa të ardhura në buxhet. Pyetjes se pse qytetarët taksohen më shumë se jahtet është se kemi edhe TVSH, që nuk e kemi tek jahtet, sepse direktiva e BE  e a përjashtuar”, tha Vjerro.

“Ajo që ka rezultuar dhe qeveria vjen me këtë propozim është që në vend që të përfitojë ekonomia shqiptare kanë përfituar të huajit”, tha Pëllumbi.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja