TIRANE- Çështja e vogëlushit tre vjeçar të prekur nga AIDS dhe trajtuar në emisionin “Urbanika” të A1 Report, është sjellë në qendër të vëmendjes në Komisionin e Shëndetësisë.

Roland Bani, koordinator i projektit kombëtar të HIV/AIDS në ISHP ka deklaruar se nga ana mjekësore i është dhënë e gjithë ndihma e nevojshme mjekësore, tashmë është hartuar dhe përfunduar dokumentacioni përkatës dhe po procedohet me pagesat përkatëse.

“Rasti në fjalë tregon se të prekurit me HIV nuk janë më vetëm një çështje e shëndetësisë, por edhe social. Sa i përket rastit të Vlorës është ngritur një grup pune me përfaqësues të Bashkisë, shërbimit social dhe të shërbimit shëndetësor.  Ndërsa 2 punonjës të programit Kombëtar të HIV/AIDS e kanë vizituar atë jo më larg se një javë më parë. Fëmijës i është dhënë e gjithë ndihma e duhur mjekësore, por problemi nuk ka ecur aq mirë nga ana e ministrisë së Mirëqenies, Shërbimit Social”- tha  Roland Bani.

Në komisionin e Shëndetësisë është kërkuar që të merren masa për të parandalkuar lindjet e fëmijëve me AIDS, si I vetmi vend në rajon që ndodh ende një fenomen I tillë. 

20 vjet pas kapjes së rastit të parë me HIV/AIDS në vendin tonë aktualisht janë zyrtarisht 671 të infektuar. Viti 2013 kla shënuar edhe numrin më të lartë të rasteve tëë kapura me plot 96 perona t diagnostikuar me HIV/AIDS nga të cilët 5 kanë qenë fëmijë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)