Ministri i Brendshëm te ‘Siguria’: 547 milionë lekë nga buxheti 2023 për mbrojtje kibernetike! Do financojë edhe AKSHI me fondet e veta

Sulmi kibernetik i Iranit në sistemet e Policisë së Shtetit detyron Ministrinë e Brendshme të shtojë me 7.6 herë fondin për investimet në teknologji në buxhetin e vitit të ardhshëm, krahasuar me atë të vitit 2022. Gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Çuçi tha se një fond shtesë do të ketë edhe nga AKSHI.

"Kapërcim kolosal për buxhetin e mbrojtjes kibernetike. Nëse në 2022 në teknologji të brendshëm, pa donatorë, kanë qenë 72 mln lekë, në vitin 2023 janë 547 mln lekë, mbi shtatë herë rritje me 2021. Pajisje me teknologji informacioni, dhe në veçanti për mbrojtjen kibernetike. Përveç buxhetit tonë, për Policinë e Shtetit do të financoj edhe AKSHI me fondet e veta, 278 mln lekë", tha Çuçi.

Pjesë e buxhetit 24.1 miliardë lekë, që rritet me 14% në krahasim me vitin 2022, do të jetë edhe rritja e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit.

“Kemi bërë një rritje prej 15% nga e cila përfitojnë jo pak por rreth 75% e trupës policore. Kjo është një rritje dyfish më shumë krahasuar me pjesën tjetër të administratës që përfitoi vetëm 7%, por plotësisht e justifikuar sepse punonjësit e Policisë së Shtetit përballen me vështirësi të jashtëzakonshme për të garantuar jetën dhe pronën e qytetarëve”, tha ministri Çuçi.

Opozita i kërkoi ministrit arsyen e shkakrimit të Gledis Nanos, teksa kujtoi edhe statusin e ambasadores Yuri Kim që e cilësonte partner të fortë të SHBA.

“Kemi kërkuar prezencën në mënyrë urgjente të ministrit të Brendshëm lidhur me situatës së rendit dhe shkarkimin e Gledis Nanos. E kërkuam këtë seancë urgjente sepse po atë ditë, aleati ynë strategjik, SHBA, ambasadorja Yuri Kim, në një status qartësonte se Nano ishte partner i fortë me shumë kontribute. Nëse nuk ishin interesat e aleatit strategjik, kush ishin interesat që e shkarkuan?” – tha Xhaferri.

“Shkarkimi dhe emërimi i drejtorit të Përgjithshëm është administrative dhe çdo procedurë është bërë sipas ligjit. E dyta, lidhet me partneritetin tonë, me SHBA. Ju garantoj dhe jam i bindur që edhe ju e dini po kaq mirë se s’ka asnjë përplasje me partnerin tonë strategjik”, iu pwrgjigj Çuçi.

Çuçi u pyet edhe për vdekjen e Lear Kurtit dhe statistikat e të vdekurve në duart e Policisë së Shtetit, por nuk dha përgjigje, teksa deklaroi rikthim të kamerave të trupit tek policët.

“Kamerat e trupit e kanë sistemin e ngritur dhe fondi nuk është shumë i madh, por tërësisht i përballueshëm brenda buxhetit të vitit 2023. Është në nivelin e 60 milionë lekëve në vit, një shumë që mund të përballohet nga buxheti i shtetit”, tha Çuçi.

Projektbuxheti i Ministrisë së Brendshme për vitin 2023 u miratua në parim vetëm me votat e mazhorancës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:09
Sa persona kanë vdekur në duart e policisë? Çuçi: Nuk dua të spekuloj për të dhënë numër statistikë

1666865417_WhatsAppImage20221027at11.08.091.jpeg

Duke iu referuar vdekjes së Lear Kurtit, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zgjodhi të mos japë një përgjigje konkrete për numrin e personave që kanë humbur jetën në duart e policisë apo në komisariate. Ai u shpreh se nuk do të japë një numër statistikë.

Ndër të tjera foli për fondin për kamerat e trupit tek efektivët duke thënë i përballueshëm brenda buxhetit 2023.

“Nuk është thjesht statistikë, kërkon një metodologji të saktë dhe nuk dua të spekuloj për të dhënë një numër statistikë në rastin që nuk është e qartë. Fondi për kamerat e trupit është me sistem të ngritur, nuk është shumë i madh, tërësisht i përballueshëm brenda buxhetit të 2023 dhe është në nivelin e 60 milionë lekësh në vit, tërësisht që përballohet nga buxheti i shtetit. Trajnime janë të vazhdueshme për policinë, fillojnë nga Akademia e Sigurisë dhe buxheti që ka Akademia është edhe ai me rritje dhe besoj se me këtë rritje do të shtohen kurrikulat e trajnimit, por nuk është vetëm Akademia.

Ne kemi marrëdhënie me partnerët, amerikanët dhe jo vetëm, për programe të vazhdueshme për trajnimet. Për uniformat, buxheti i 2023 mbulon 100 përqind të gjithë nevojën për uniformave. Ndryshimi është bërë prej kohësh për uniformat tashmë dhe duket. Sigurimi i jetës së punonjësve në rrezik nuk është bërë ndonjëherë por është në vëmendje të Ministrisë së Brendshme për ta bërë në vijim. Rritja me 15% e pagave të Policisë së Shtetit është rritje e mirë brenda një viti, mendoj unë”, tha Çuçi.

Ora 12:00
Salianji te 'Siguria': Më thonë punonjës policie që s'marrin pagesat e largësisë! Satelitët dhe dronët s'do bëjnë punë

Në Komisionin për Sigurinë, deputeti demokrat Ervin Salianji tha para ministrit të Brendshëm një ndër ankesat që dëgjon prej punonjësve të policisë se nuk marrin pagesat e largësisë.

Salianji nuk ka besim se dronët dhe satelitët do të ndihmojnë për ndërtimet pa leje.

“Më thonë punonjës policie që nuk i marrin pagesat e largësisë nga puna me pretekste të ndryshme. Ju thatë që territori do kontrollohet më mirë me satelitët, edhe pse nuk shihni as 100 metër larg godinës suaj. Sa është numri i ndërtimeve pa leje që keni konstatuar? Unë nuk besoj se dronët dhe satelitët do të bëjnë punë. Dështim është mos kontrolli i territorit dhe mos zbulueshmëria e krimeve të ndodhura. Ju thatë që AMP ka 3% buxhet, dhe nuk është pak. Për ne është shqetësim që ju i jepni një drejtuesi besim që është akuzuar penalisht, që edhe letrën e dorëheqjes e bëri me 100 gabime, që thotë Klodian Rasha kishte pistoletë, që manipuloi ngjarjen në Elbasan, që tek ngjarja e fundit është e paqartë shkoi apo jo gjallë në spital. Duhet të tentojmë kontrollit e territorit dhe të kriminalitetit”, tha Salianji.

Ora 11:49
Çuçi te ‘Siguria’: Do rifusim sistemin e kamerave të trupit për disa efektivë! Ata që ndërtojnë pa leje, po i bëjmë të blejnë pronën e vet sa frëngu pulën

1666864593_WhatsAppImage20221027at11.08.10.jpeg

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh në Komisionin e Sigurisë se do të rifusin sistemin e kamerave të trupit për disa efektivë. Sa i përket kontrollit të ndërtimeve pa leje, Çuçi tha se të gjithë po e blejnë pronën e vet me çmime të larta dhe për këtë bëri krahasimin “sa frëngu pulën”.

Salianji: Si mendoni ta kontrolloni territorin, ndërtimet pa leje që policia nuk ndërhynë. Çfare e pengon policinë që ti bllokoj njëlloj siç bllokon fukarenjtë për dritaret pa leje? Ju duhen para shtesë për këtë? Kur nuk kontrolloni ndërtime pa leje në 100 m larg ministrisë suaj, e kontrolloni dot territorin me kanabis në vende malore?

Çuçi: Jemi ne dhe jo ju që po konfiskojmë dhe po bëjmë ta blejnë sa frëngu pulën pronën e vet ata ndërtues që ndërtojnë pa leje. Si mund t’i mbroj qeveria ata ndërtues kur ia konfiskon dhe e çon në prokurori. Do të kemi ndryshim rrënjësor të situatës me satelitët dhe me dronët. Do të rifusim sistemin e kamerave të trupit për një pjesë të efektivëve të policisë.

Ora 10:46
Mbrojtja kibernetike, ministri i Brendshëm: Përveç buxhetit 2023, do financojë dhe AKSHI me fondet e veta

1666861767_WhatsAppImage20221027at11.08.11.jpeg

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka bërë me dije se përveç buxhetit të 2023 për mbrojtjen kibernetike, do të financojë edhe AKSHI me fondet e veta në shifrën 278 milionë lekë.

“Sot fillojmë buxhetin, por në një periudhë lufte dhe Shqipëria nuk ka se si të mos preket. Jemi përballur nga një sulm kibernetik ardhur nga një shtet i cili tashmë besoj se nuk ka asnjë mëdyshje që është i përfshirë dhe është pas sulmeve që kemi pësuar në sisteme dhe disa kanë qenë edhe të policisë. Në buxhetin e 2023-shin kemi pasur parasysh edhe këto pasoja, përballimin e inflacionit të luftës dh forcimin e mbrojtjes së sistemeve të Policisë së Shtetit. Në buxhetin 2023, për Policinë e Shtetit, por jo vetëm, do të kemi rritje pagash dhe përkatësisht në lidhje me Policinë e Shtetit, rreth 74% e numrit të punonjësve, ku përfshihet niveli bazë, rritja e pagës do të jetë 15%. Nga rritjet më të mëdha që ka pasur brenda një buxheti.

Rritje pagash në 7% për Gardën e Republikës dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në 13%. Rritje pagash edhe për zjarrfikësit me 7%. Së fundi, për punonjësit e tjerë të Ministrisë së Brendshme, do të kemi rritje page 7%.

Kapërcim kolosal për buxhetin e mbrojtjes kibernetike. Nëse në 2022 në teknologji të brendshëm, pa donatorë, kanë qenë 72 milionë lekë, në vitin 2023 janë 547 milionë lekë, mbi shtatë herë rritje me 2021. Pajisje me teknologji informacioni, dhe në veçanti për mbrojtjen kibernetike. Përveç buxhetit tonë, për Policinë e Shtetit do të financoj edhe AKSHI me fondet e veta, 278 milionë lekë”, tha Çuçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taksa: 27/10/2022 12:06

    Filloni ti paguani taksa amerikes dhe izraelit qe te na mbrojne nga sulmet kibernetike kur ne te vertete ata i orkestruan thjesht qe te izolojne Iranin dhe te na vjelin nga leket

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve