Shkrihet struktura drejtuese e PS-së në Shkodër/ Pëllumbi: Meta të caktojë datë për zgjedhje të parakohshme lokale (VIDEO)

SHKODER- Shkrihet struktura drejtuese e PS-së në Shkodër. Ka qenë kjo deklarata e deputeti Arben Pëllumbi, njëherazi koordinator i Shkodrës pas përfundimit të mbledhjes me dyer të mbyllura të PS e cila u shoqëruar me debate të forta. Ndërkohë mësohet se ditën e nesërme në orën 10:00, kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në selinë e PS në Tiranë këshillin Drejtues të Rajonit të Veriut

Në një dalje për mediat pas përfundimit të mbledhjes Pëllumbi u shpreh se mbledhja e djeshme është drejtuar nga një grup që zëvendëson mungesën e atyre strukturave drejtuese që do duhet të menaxhonin procesin e zgjedhjeve duke pasur parasysh krizën politike të krijuar në këtë qark. Ai tha se presidenti Ilir Meta duhet të caktojë një datë për zgjedhje të parakohshme në Shkodër.

Pëllumbi komentoi edhe deklarat e Bashës për zgjedhje të parakoshme duke i quajtur ato nje terheqje nga veprimet ekstreme dhe ultimatumet pasi e di shumë mirë që nuk mund të ketë zgjedhje pa një kod të ri elektoral me rekomandimet e OSBE-së. Ai u shpreh se pavarësisht kodit të ri, në klasën politike duhet instaluar kultura që humbësi të pranojë rezultatin dhe të lejojë fituesin të qeverisë.

Socialistët e Shkodrës kanë deklaruar se prej kohësh ata vijojnë të injorohen nga selia qendrore. Ata kanë kërkuar llogari përse postet drejtuese në institucionet rajonale dhe lokale përcaktohen në Tiranë, ndërkohë që shkodranëve i kërkohet vetëm të bëjë fushatën e të mbledhë vota.

Me vendim të Kryesisë së Partisë Socialiste është shkrirë struktura drejtuese e PS-së në Shkodër. Ky grup që kishim sot zëvendëson pikërisht mungesën e atyre strukturave drejtuese të partisë për të menaxhuar dhe koordinuar procesin e zgjedhjeve në PS. Në të gjitha Bashkitë e Vendit këtë proces e menaxhon kryetari partisë së bashkisë së bashku me asamblenë socialiste. Në Shkodër meqenëse nuk I kemi këto struktura sot kemi këtë grup nismëtar koordinatorësh dhe stafet që ata kanë zgjedhur pikërisht për të menaxhuar të gjithë kalendarin e zgjedhjeve në PS, përfshi edhe Bashkinë e Shkodrës.

Emërimet e Drejtorëve të Drejtorive?

Unë e kuptoj që edhe kjo pjesë ka një rëndësi të madhe sepse pikërisht ka të bëjë me shërbimet që ofron administrate ndaj qytetarëve të Shkodrës por edhe më gjerë. Por nuk është pjesë e kësaj bisede sot, nuk është pjesë e këtij takimi sot. Ne kemi ngritur një grup qytetarësh të spikatur ndofta edhe një cikë më i gjerë se kaq, të cilët janë duke bërë propozimet e tyre për emra që ata mendojnë se mund të jenë përfaqësuesit më të mirë të qytetarëve të Shkodrës për të drejtuar institucionet qofshin ato shtetërore qofshin lokale. Në këtë konsensus pak të gjerë sigurisht fjala e fundit I takon qeverisë, I takon ministrave, I takon kryeministrit, në dijeninë time është një proces që po zhvillohet. Duhet të kuptoni dhe të mirëkuptoni që nuk është një proces I lehtë se po të ishte I tillë bëhej me një të rënë të lapsit. Po përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundshme për të dhënë përfaqësuesit më dinjitoz, qoftë për PS-në qoftë edhe për drejtuesit e administratës.

Mbledhja devijoi pati debate edhe për punësimet është normale?

Shiko, është krejtësisht normale që njerëz të cilët heqin nga koha e tyre e lirë, sic është qenia përfaqësues I një force politike, ju e dini që forcat politike janë organizime vullnetare, pra dikush me vullnet të lirë është pjesë e këtyre strukturave, dhe heq nga koha e tij e lirë, sigurisht që e bënë këtë për një arsye të caktuar. Arsyeja bazë që të gjithë ne merremi me këtë punë është se ne besojmë se PS-ja dhe qeveria e saj është ajo e cila e bënë më mirë shërbimin ndaj qytetarëve. Por nuk përjashtohen mundësitë që individ të caktuar të kenë edhe probleme personale apo qejf mbetje personale.

Basha deklaroi sot sa më shpejt zgjedhje të parakohshme dhe I kërkoi PS-së të  reflektoi, do ta bëni këtë reflëtim. Bashkia Shkodër është e vetmja Bashki që vazhdon të jetë e djathë si do veprohet?

Situata në Bashkinë e Shkodrës duhet të marrë një zgjidhje nga Presidenti I Republikës, I cili duhet tashmë të caktoi një datë për zgjedhje të pjesshme në Bashkinë Shkodër. Mundësi tjetër nuk ka. Presidentit duhet ti drejtohet KQZ-ja, për ti kërkuar një datë. KQZ-ja I është drejtuar me një letër, nuk I ka dhënë përgjigje, thoshte priste 13 tetorin. Tashti 13 tetori ka kaluar dhe sigurisht që Presidentit do ti kërkohet që të caktoi një datë tjetër në Shkodër, nëse do ta bëjë këtë. Gjithsesi  është në tagrin e Presidentit të Republikës për të gjykuar edhe për të vendosur ktë gjë. Pa një datë nga Presidenti i Republikës nuk mund të kemi zgjedhje lokale të pjesshme në Shkodër. Në lidhje me deklaratat e Zotit Basha ato janë deklarata tashmë të përsëritura, edhe pse në vetvete përbëjnë një hap përpara në çtensionimin e situatës e cila u tensionua në mënyrë krejtësisht artificiale. Për këtë arsye ne jemi një dorë e shtrirë për të bashkëpunuar me opozitën, por ky bashkëpunim kalon nëpërmjet një komisioni që është komisioni zgjedhor. Ne nuk mund të kemi një palë zgjedhje, qofshin këto edhe të 2021-shit, në qoftë se nuk materializojmë në Kodin Zgjedhor, ndryshimet që janë kërkuar të paktën nga OSBE-ODIHR, pastaj edhe ndryshimet që kërkojmë ne vetë si forca politike. Rruga në të cilën kalojnë këto ndryshime është e pa diskutuar që kalon nëpërmjet komisionit kuvendor dhe do të aprovohet në kuvendin e Shqipërisë nga ata deputet që janë sot në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk ka një rrugë tjetër. E dyta Zoti Basha dhe të gjitha  opozitare të cilat dolën nga sistemi, ndërmorën një akt ekstrem, i cili rezultoi I dështuar. Në fillim duhet të reflektojnë një llojë mea-culpa për atë që bënë. Pastaj të heqin ultimatumet dhe lëvizjen e zotit Basha këtë radhë e shikoj pikërisht, si një largim ndoshta nga ultimatumet. Por që të kalojmë në zgjedhje, çfarëdo lloj zgjedhjesh që të jenë ato. Ne kemi nevojë për një kod të ri zgjedhor. Pa e bërë kodin e ri zgjedhor, dhe pa instaluar kulturën që humbësi ti jap dorën fituesit, dhe ta lejoi fituesin të bëjë qeverisjen e tij në katër vitet që vijnë, për sa kohë do ketë maxhoranca në parlament apo mbështetjen në elektorat, ne nuk do të mbërrijmë ndonjë gjë. Ne kemi bërë shumë palë zgjedhje, të gjithë I dimë problematikat e zgjedhjeve tona, nuk na I ka bërë as sistemi, as kodi, na I ka bërë mënyra se si ne e zbatojmë dhe si ne sillemi sidomos në raport me të nesërmen e ditës së zgjedhjeve.

A ke shprese se po këta negociatorët mund të japin një produkt të mirë final?

Nuk ka në asnjë vend të botës një kod zgjedhor që është më I mirë se sa tjetri. Të gjitha kodet zgjedhore kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Në varësi të asaj cka një vend mendon që duhet të  mbërrij në raport me elektoratin që ka, përshtat një nga kodet zgjedhore që njihen sot. Ne e kemi menduar që në 2008, për hirë të problematikave që janë shfaqur në atë periudhë me sistemin që kishim dhe me kodin që kishim, kemi bërë disa ndryshime. Sigurisht unë personalisht mendoj se nuk është as kodi as sistemi ai që I bënë një palë zgjedhje më të mira apo më të këqija. Kjo është mënyra se si ne I zbatojmë, dhe mbi të gjitha është mënyra se si ne sillemi ditën e nesërme. A vendosim  Shqipërinë apo partinë mbi të gjitha.

Nëse Presidenti cakton një datë të zgjedhjeve të pjesshme në Shkodër do ta lejoni Voltana Ademin të qëndroi edhe 4 vite?

Kjo nuk është se varët në dorën tonë. Ne duhet të kemi zgjedhje në Shkodër. Zgjedhje lokale të cilat duhet ti shpall Presidenti I Republikës. Kjo është ajo çka kemi sot. Nuk kemi një mundësi tjetër. Pra, ju e dini që ne për Presidentin e Republikës, për qëndrimin që ai mbajti ndaj zgjedhjeve të 30 qershorit për dekretimin dhe zhdekretimit e datës së zgjedhjeve, ne si forcë politike dhe si maxhorancë kemi kërkuar shkarkimin e tij nga ajo detyrë. Kemi ngritur një komision, kemi kërkuar mendimin e Komisionit të Venecias, komisioni është sot në punë duhet të dalin me një raport. Të gjykojmë nëse raporti I Komisionit do të jetë për shkarkimin apo jo. Në varësi si do ta gjykojnë ata që Presidenti ka bërë shkelje kjo nuk diskutohet, që Presidenti nuk e ka pasur kompetencë zhdekretimin e datës së dhe kjo është e vërtetuar tashmë nga Komisioni I Venecias. Nëse kjo quhet apo jo shkelje e rëndë e Kushtetutës, duhet ta vendosin Komisioni, në raportin që do ti paraqesin seancës e cila do votohet pastaj. Por në fund fare, fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Kushtetuese. Dhe mua më vjen mirë që jemi duke ecur në rrugën e konstituimit të shpejtë edhe të Gjykatës Kushtetuese, për ti dhënë përgjigje një sërë problematikash kanë ngelur pezull dhe presin vendimet e saj.

Mbledhja e PS Shkodër

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Santa Quaranta: 31/10/2019 18:36

    Fakti qe ne Shkoder drejton nje bashki qe ka mbaruar mandatin e saj dhe nje administrate shteterore e dorehequr prj muajsh dhecdo gje eshte me se normale tregon se me mire te mos jene as njeri e as tjetri sepse vete ata paskan qene problemi. Ne Shkoder te funksionoje vetem policia dhe ne te vertete eshte i vetmi organ qe i duhet hequr kapelja.

    Përgjigju
  • Tofiku: 31/10/2019 12:09

    Ps korrupsion Dhe Marie e gjalle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI