Mbledhja e Ramës me banorët e Durrësit është zhvilluar mes tensioneve dhe debateve. Rama u ka bërë të qartë që në fillim të mbledhjes, së projekti është i panegociueshëm, por ka pranuar se shpërblimi i llogaritur nuk është në nivelin e duhur. Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, por një prej banoreve ka hapur live në facebook përgjatë mbledhjes.

"S’kam ardhur këtu të diskutoj projektin fare. Kam ardhur të diskutoj që vlera që vlera që ju kanë dhënë është e padrejtë”, ka thënë Rama.

Rama u ka kërkuar banorëve që të mos “bëjnë karshillëk me komunista”, në të kundërt ai do largohej ta takimi.

“Nëse filloni karshillëk me komunista, ju me tuajën, shteti më të vetën.  Ju do dilni të humbur se unë kam parë shumë vetë. Unë kam ardhur këtu që ju mos dilni të humbur. Po nuk dëgjuat çfarë them, atëherë do ngatërroheni me fjalët e juaja.

Unë thash që vlera e cila kanë përcaktuar nuk është e drejtë. Tani ngrihet ajo dhe me ma tregon prapë. Unë e thash vetë që në fillim dhe për këtë kam ardhur. S’kam ardhur këtu të diskutoj projektin fare. Kam ardhur të diskutoj që vlera që ju kanë dhënë është e padrejtë” ka deklaruar Rama.

Biseda është shoqëruar me ndërhyrje nga banorët të cilët i kanë përmendur rastin e shpronësimeve të Marinës ë Vlorës, por Rama i është kthyer me ton të ashpër.

“Nëse nuk dëgjoni unë çohem dhe thotë ai pastaj pse bërtet. Unë bërtas se s’dua të iki. Po deshët unë ju them mirupafshim! Dhe po iki e ju vazhdoni vetë. Por unë dua të bisedojmë për shpronësimin, jo për gjë tjetër”, është shprehur më tej kryeministri Rama.


Lajmi kryesor:

Projekti TID në Durrës/ Rama takim me familjet që do të shpronësohen: Do të rivlerësojmë banesat! Kush krijon probleme, i shkon pas 80-vjeçarit të rrjedhur