Tiranë- U zhvillua mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në lidhje me buxhetin faktik. E pranishme për të shpjeguar shifrat dhe projektet ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëkohësisht zv/kryeministrja Belinda Balluku.
Por nuk kanë munguar diskutimet e forta, replikat dhe deri në akuzat drejtuara numrit dy të qeverisë nga opozita, për abuzimet miliona euro në shumë nga sektorët që ajo ka nën administrim si dikaster.
Më kryesoret kanë qenë ato në infrastrukturën rrugore, prokurimet dhe abuzimet financiare te Thumanë-Kashar apo Tuneli i Llogarasë me vlera 50 mln euro të dyshuara abuzim, si dhe në Energji, ku prej kohësh PD akuzon Ballukun për vjedhjet në çmimet e shit-blerjes së energjisë, me një vlerë dëmi 180 mln euro.
Ishte deputeti i PD, Edmond Spaho, që u tregua i drejtpërdrejtë ndaj Ballukut në lidhje edhe me abuzimet. Gazetarja e Report TV, Eliza Gjediku, përcjell një pjesë të debatit dhe akuzave të forta midis Spahos dhe Ballukut për rrugën Thumanë-Kashar dhe Tunelin e Llogarasë.
Pjesë nga debati Spaho-Balluku:
Edmond Spaho- Lum kush të rrojë ta shohë zonjë Shqipërinë, por të gjitha ngelen në kuadrin e projekteve të cilat kjo mazhorancë shquhet ka disa vite dhe këto historira dëgjojmë me porte, aeroporte, rrugë, autostrada dhe nuk është se dua të jem unë nihilist, por ka disa tregues shumë kokëfortë. Dje diskutuam buxhetin faktik 2023, këtu sot po flasim për investimet publike 88% janë realizuar në 2023 dhe është rezultati më i dobët i 4 viteve të fundit dhe në këtë pjesë Ministria juaj ka pjesën e luanit, më pas investimet e huaja vjet 54% rezultati më i dobët që nga 2009 dhe të ketë shpresë që të gjitha këto që po thoni do realizohen.
Po evidentojnë 2 probleme, kostot e rrugëve jo me kot themi rrugë të florinjta, 450 mln euro Thumanë-Kashar me 21 km. E bëtë tenderin e tunelit të Llogarasë, e shpallet kompaninë fituese, anuluat tenderin, e ribëtë me 50 mln euro më shumë.
Belinda Balluku- Po bën deklarata, nuk po bën pyetje, the një gjë të pavërtetë, the që ka kushtuar 450 mln Thumane-Kashar dhe po të pyes do mbash përgjegjësi për këtë? Sapo the që tenderin e shpallet dhe pastaj e anuluat, nëqoftëse këto janë deklarata dhe jo për mbeshtetësit e PD, vazhdo dhe bjeri, the dy gënjeshtra. Unë po të njoftoj që seriozisht këtë radhë kjo nuk është foltorja e katit të 11-të nëse ti nuk do tërhiqesh dhe do thuash i kam gabim informacionet si 450 mln euro Thumanë-Kashar, si dhe për tunelin e Llogarasë, të betohem me këtë video, unë do ta çoj në kallëzim penal.
Jorida edhe ti duhet të kesh kujdes më të pavërtetat, sepse bën zi Zhandarku i të së vërtetës. Sapo u shfaqe dhe na vjen këtu duke buzëqeshur, kujdes ironinë. (Jorida Tabaku sapo hyn në sallën e mbledhjes së Komisionit).
Spaho: Ju çojeni në SPAK, unë po ta përsëris që e dhatë tenderin me 50 mln euro më shumë. Më ço në SPAK. Vetëm kini parasysh një gjë, pasi të mbarojnë inceneratorët do t'i vijë radha kostove të rrugës. Si zonjë, si zv.kryeministri nuk ju shkon të thoni vazhdo bjeri. Sepse sapo i bëtë vërtetje kolegut për një gjuhë më etike.
Balluku: Nuk e di ça të shkon mendje te e rëna juve, sepse ju keni filluar të jeni pak të hapur.
Spaho: Ju kam thënë, ju ndërroni brenda për brenda…mos më lër të shkoj më shumë….Ju thashë për kostot e rrugëve. Para se të na thoni ato mrekullitë e rrugëve, mbaroni ato që keni nisur se janë bërë si rrugët e Penelopës. Rrugën Qukës-Qafë Pllocë që e mbaj mend që në kohën kur Niko Peleshi zv.kryeministër thoshte këtë vit mbaron.
Balluku ta lëre të flas sa të doje dhe si të doje, është akuze politike. Spaho po ka fakte ti coje ne spak.
PërgjigjuO mik, po na vjedhin. Lekët e shqiptarëve, or mik vëllai
Ata që vetë janë hajdutë për ta e gjithë bota janë hajdutë
PërgjigjuPo coje moj zonj O ti ke vjedh dhe duhet te hysh ne burg O ai genjen dhe duhet te hyj ne burg
Përgjigju