Taksë për tokën e lënë djerrë, Braçe debat me Krifcën te 'Ekonomia': Si shkoni në një iniciativë ligjore pa të dhëna, sa sipërfaqe është lënë pa punuar?

Në Komisionin e Ekonomisë deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe i ka drejtuar 10 pyetje ministres së Bujqësisë, Frida Krifcës.

-Sa është sipërfaqja me tokë të punuar gjatë këtij viti? Sa është sipërfaqja me tokë të papunuar gjatë këtij viti? -Sa është prodhimi bujqësor në sasi dhe vlerë, sa është prodhimi blegtoral në sasi dhe vlerë dhe sa është prodhimi nga sektori i peshkimit në sasi dhe vlerë? -Sa janë eksportet në sasi e vlerë, të paktën për 9-mujorin e këtij viti. Eksportet bujqësore, blegtorale dhe nga prodhimi prej peshkimit, të gjitha në sasi e vlerë?

-Niveli i përpunimit të prodhimeve bujqësore në sasi e vlerë? Prodhimeve blegtorale në sasi dhe vlerë? Përpunimi pra? -Sa është nevoja referuar dhe këtij viti për ujitje, në sasi uji, ndërkohë, sa është kapaciteti sot në metër kub që ne kemi për ujitje? -Sa është buxheti për mbështetje të drejtë buxhetore për bujqit në 2022 dhe po prap në vitin 2023. Referuar shifrave që u dhanë këtu, sa është mbështetja për fermë që ne paguajmë në 2022, mesatarisht dhe sa do jetë kjo për vitin 2023

-Sa është vlera e paguar për naftën deri tani, në 2022 dhe sa do të jetë vlera që ne do të paguajmë për naftën gjatë 2023-it. -Sa të punësuar me pagesë, ditore, javore, mujore, ka sot në bujqësi, blegtorie, peshkim, e përpunim? -Sa është e ardhura mesatare e një punëtori sot në bujqësi, blegori e peshkim e përpunim? -A ka bujq apo zotërues fermash, që janë debitor kundrejt ministrisë së bujqësisë? Nëse po, sa është vlera?

Ministrja Krifca iu përgjigj se të gjitha të dhënat e kërkuara do t'i vihen në dispozicion brenda këtij viti. 

Të dhënat që kërkon Braçe do ja u vëmë në dispozicion brenda vitit 2022 -Mbështetja në total 7.1 mld lekë në 2021, në 2023 7.2 mld lekë. Pra me rritje të lehtë. Eksportet: Në vlerë totale janë 328.4 mln euro nga janari në shtator 2022, blegtoria 2.2 mln lekë, 43.7 mln lekë peshkimi, bujqësia 140 mln lekë dhe agroindustria 142.5 mln lekë.

Braçe komentoi edhe paraljmërimin e kryeministrit Edi Rama se do fermerëve që lënë tokat djerrë do t'u vendoset taksë e jashtëzakonshme. Braçe sërish ngriti pyetje, duke thënë se si mund të shkohet në një inciativë ligjore pa pasur të dhëna se sa është sipërfaqja e tokës që është lënë djerrë. 

'Besoj se përgjigjet e pyetjeve që kërkova do pasqyronin angazhimin e Ministrisë dhe institucioneve të tjera… Pyeta për sa tokë punohet sot në Shqipëri dhe sa tokë nuk punohet sot në Shqipëri? Pasi ka dëgjuar një iniciativë lidhur me tokën e papunuar dhe natyrisht nëse shkohet në iniciativë ligjore pa të dhëna konkrete, sipërfaqja e tokës së punueshme është dinamike, është sipas ciklit të prodhimit, sipas stinëve dhe sipas nevojës dhe duhet të jetë dinamikë e një pune të përditshme. Pyeta për prodhimin bujqësor, e blegtoral, peshkimit, pasi lidhet dhe me nevojën e konsumit brenda vendit, sidomos kur çmimet për mishin dhe peshkun brenda kanë një peshë të konsiderueshme në inflacionin që të gjithë qytetarët shqiptarë po paguajnë. Pyeta për eksportet, bujqësore, blegtorale, peshkimi e agro përpunimi, pasi është një kontribut i jashtëzakonshëm për tregtinë e jashtme. SA kohë që çmimet në të gjitha tregjet janë rritur, pse të mos marrim dhe ne një pjesë të të ardhurave nga këto çmime të rritura.'- tha Braçe. 


Lajmi kryesor:

Krifca te ‘Ekonomia’: Buxheti për bujqësinë 12% më i lartë se viti 2022! Braçe: Si do vihet taksë për tokën djerrë pa të dhëna?


G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë