Projektligji për Shërbimin paliativ, i cili synon të mbrojë dhe respektojë dinjitetin e të sëmurëve terminal dhe në prag të vdekjes, është miratuar në parim këtë sot në Komisionin e Shëndetësisë.

Anëtarët e komisionit kanë kërkuar që të mos miratohet pika, ku shërbimi paliativ të ofrohet në kohën e zisë, pasi sipas tyre cenon privatësinë e familjarëve të të ndjerit.

Ligji për shërbimin paliativ synon të mbrojë dhe respektojë dinjitetin e të sëmurëve terminal dhe në prag të vdekjes, nëpërmjet disa rregullave dhe mënyrave të ofrimit të këtij shërbimi.

Pritet që brenda këtij viti Qendra e Shërbimit Paliativ të hapet edhe në tre spitalet rajonale, atë të Shkodrës, Vlorës dhe Durrësit, ku edhe do të kryhet terapi për të gjitha sëmundjet tumorale

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)