Debate te 'Territorialja', Denaj: Javën tjetër do të bëjmë vizitën studimore! Çupi: Doni ta zvarrisni, po talleni me shqiptarët

Nuk kanë munguar debatet mes dy bashkëkryetareve në mbledhjen e sotme të Komisionit të Reformës Territoriale. Anila Denaj u shpreh se ekspertët duan më shumë kohë që të analizohet çështja që t’i dorëzohet Kuvendit, ndërsa Çupi i tha se mazhoranca kërkon të zvarrisë çështjet.

Dhurata Çupi insiston që të miratohet ndarja e re territoriale dhe të zbatohet në zgjedhjet e ardhshme lokale, ndonëse kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka thënë më parë se kjo gjë mund të bëhet vetëm pas zgjedhjeve që vijnë.

Teksa Çupi vijonte të thoshte se po tallen me shqiptarët dhe duan të arrijnë çdo mënyrë për të fituar sa më lehtë zgjedhjet, Denaj u shpreh se nuk i tolerojnë këto lloj shprehjesh. Ajo i sqaroi se të premten do të caktohet buxheti që të realizohet vizita studimore dhe javën e ardhshme do të jepet raporti. Gjithashtu u shpreh se nëse nuk duan të bëjnë vizitën studimore, mund të respektojnë afatet vetëm duke folur me ekspertët.

Denaj: Kërkohet më shumë që ekspertët dhe komisionet të analizojnë më mirë çështjen dhe që të bëhet në disa ditë dhe seanca dëgjimore për territorialen. Ja dërgojmë që sot Kuvendit për seancën plenare të së enjtes.

Çupi: Doni ta zvarrisni. Duhet të miratohet reforma për zgjedhjet e ardhshme lokale. Pritet dekreti i presidentit për zgjedhjet e ardhshme. Ekspertët tanë dhe ne jemi të gatshëm të rrimë deri në datën 30 për këtë çështje dhe të dorëzojmë në kuvend raportin brenda afatit. Ju nuk e keni seriozisht, po talleni me shqiptarët dhe nuk i pyesni fare. E papërgjegjshme dhe jo serioze kjo që deklaroni.  Ju doni reformë për të PS, që ti merrni zgjedhjet në tavolinë.

Denaj: Nuk tolerojmë fjalën tallje. Ne ju kemi dëgjuar, na keni kërkuar udhëtim për të marrë eksperienca nga vendet e tjera. Ne po ju themi se te premten mblidhet byroja cakton dhe buxhetin dhe javës tjetër mund ta realizojmë vizitën studimore. Nëse nuk doni, rrimë me ekspertët këtu dhe respektojmë afatet. Të premten ekspertët e opozitës japin raportin, mazhoranca të hënën e të martën...Fjalën tallje këtu se pranojmë. E dogjët vetë të drejtën tuaj kushtetuese në 2014-ën.

Edhe deputeti Vangjel Dule reagoi duke thënë se presidenti duhet të presë rezultatin e komisionit e më pas të shpalli datën e zgjedhjeve.

Dule: Është e thjeshtë për t'u kuptuar, që me shumicë votash do votohet dhe do bëhet siç dëshiron mazhoranca me dhunën e votave. Jemi dakord t’i kërkojmë presidentit të presë rezultatin e komisionit e më pas të shpalli datën e zgjedhjeve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori