Debate tek Media, Vokshi: Kumbaro mungon, doni të vidhni me shpejtësi

Në mbledhjen e radhës së Komisionit të Medias mungesa e ministres Mirela Kumbaro, është kthyer në objekt debati mes deputetëve të pranishëm.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë për projektligjin për Teatrin, duke thënë se do të vjedhë. Sipas Vokshit, mbledhjet janë vendosur qëllimisht ngjitur me njëra-tjetrën për të shmangur debatet.

Debatet:

Vokshi: Nëse do të ishit seriozë mund të kishit lënë mbledhje kur të donit ju, por ju nuk e doni, prandaj edhe i keni bërë mbledhjet ngjitur njëra me tjetrën sepse ashtu iu intereson. Ministrja refuzon të vijë, ju doni të vidhni me shpejtësi. Por ta harroni që ky projektligj nuk mund të diskutohet.

Kejdi Mehmetaj: Është hera e katërt që ne kemi thirrur ministren e Kulturës në dëgjesë dhe ajo gjen çdo lloj justifikimi për t’u shmangur nga përballja. 

Fidel Ylli: Mbledhja nuk mund të shtyhet për nesër sepse nesër ka shqyrtim nen për nen. Ministria Kumbaro do të vijë pasi ajo nuk mund ta ofendojë Komisionin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:11
Më jep fjalën dhe mos më ndërprit”, Vokshi-Kumbaros: Këtu drejtoj unë, kryeseksere

Ministria e Kulturës është paraqitur sot në mbledhjen e Komisionit të Medias ku do të diskutohej projektligji për Teatrin e Ri Kombëtar. Nuk kanë munguar replikat me Vokshin. 

Replikat e plota:

Vokshi: Po vidhni pronën, po i kërkoj ta tërheqim këtë projektligj. Zoti Ylli mos më bërtit.

Ylli: Lëreni ministrën të flasë. 

Kumbaro: Mos më ndërprit.

Vokshi: Zonja ministre po iu bëj thirrje tërhiqni projektligjin, për hir të asaj karrikeje. Jeni akoma në kohë për e të shpëtuar dinjitetin tuaj. Mos bëni kryesekretaren e kryehajdutit. Tërhiquni! Po vjedh pronën publike në mes të Tiranës. A do të tërhiqeni nga projektligji?

Kumbaro: Do të përgjigjem kur të më pyesni për temën e ditës. Më jep fjalën dhe mos më ndërpre. 
Vokshi: Këtu drejtoj unë!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hi glateri: 03/07/2018 21:00

    Albana miss i Shqiperise.Keni inatin folini hakun.A ka me te bukur se ajo me seksi me terheqse me simpatike me rrote ka....

    Përgjigju
  • Donela: 03/07/2018 12:54

    Albana Vokshi nje femer ordinere e peshtire,te vjen ndot ta degjosh ne Komisione,eshte turpi i PD-se

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI