Pas debateve të shumta në Komisionin e Medias me gazetarët lidhur me paketën Anti-shpifje, deputetja e PS-së Milva Ekonomi në një prononcim për mediat shprehu gatishmërinë e mazhorancës për të marrë në konsideratë të gjitha sugjerimet e bëra deri më tani nga grupet e interesit lidhur me dy projektligjet e depozituara tashmë në Kuvend, që do shërbejnë për rregullimin e medias online.
“Ne jemi duke punuar për këtë gjë. Kemi bërë një listë të gjatë me të ftuar, grupe interesi që kanë ardhur si nga ata që kanë sjellë propozimin, si nga ata që janë hartuesit e projektligjeve dhe të asistencës teknike. Kemi marrë cdo shënim që ata kanë bërë, ju e patë që ne jemi shumë të vëmendshëm ndaj cdo sugjerimi. Komisioni do punojë me shumë përkushtim për ti parë të gjitha si pas propozimeve, korrigjimeve, rregullimeve që ka cdo nen. Në këtë komision kështu punohet. Komisioni e ka marrë me shumë përgjegjësi uljen në një tryezë pune. Ne sapo i kemi mbledhur sugjerimet. Nesër kemi një takim pune dhe me relatorët për të bërë gati matricën e punës”, tha Ekonomi.
E pyetur nëse këto dy projektligjet cenojnë lirinë e medias, Ekonomi thotë se mbetet ende për t'u parë, dhe për të bërë përmirësime. “Jemi duke e parë me shumë kujdes këtë cështje. Prandaj kishim thirrur dhe përfaqësues nga bota akademike. Duhet ta shikojmë këtë gjë. Ne nuk jemi hartuesit, prandaj në këtë moment na lini të bëjmë punën tonë. Natyrisht cdo ligj ka nevojë për përmirësime, qoftë në përmbajtje, ose të formës së teknikës legjislative”, tha deputetja.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
Propozimi për mbylljen e TikTok dhe Snapchat/ Milva Ekonomi në 'Studio Live': Janë jashtë kontrollit të mësuesit dhe prindit! Duhet të mbrojmë fëmijët tanë
21 Nëntor, 17:31
-
Ministri Gonxhja: Biblioteka Kombëtare është në situatë kritike, por nuk do preket! Bibliotekë e re Kombëtare pranë Gardës
17 Shtator, 14:28
-
Milva Ekonomi në Report Tv: Vendosja në lista të pasigurta, sfidë personale! E kemi provuar! Opozita do reflektojë dhe do i bashkohet 'Dezinformimit' dhe 'Antikorrupsionit'
16 Shtator, 13:31
-
2 marsi i ‘Besëlidhjes së Lezhës’ festë kombëtare, e mbështet dhe opozita! Komisioni i Medias miraton propozimin e deputetit Ndreca
11 Shtator, 13:45
-
Shkarkime masive në RTSH? Peza flet për herë të parë: 200-300 veta nëpër kafe! 20 vite asnjë ditë në punë
24 Qershor, 16:25
-
Hetimori i PPP-ve në Shëndetësi, sërish sherr procedural! Opozita akuzon për presion, PS bojkoton! Audituesi i KLSH:192 mln lekë dëm buxhetit
13 Qershor, 11:22
-
Kuvend/ Debate për shpërblimin e ish-të burgosurve politikë! Açka: E djathta nuk bëri sa duhet për viktimat e komunizmit! Gjylameti: Trajtimi i ish-të burgosurve, faqja e zezë e PD
28 Maj, 14:31
-
Emisioni i RAI 3, debat në Komisionin e Medias, Zhupa: Shqetësuese, sjellja e Ramës! Kushi: S'e kuptoj si mbroni denigrimin e Shqipërisë! Metaj: Triller gazetaresk
29 Prill, 15:06
-
Zhupa kërkon dëgjesë me drejtorin e RTSH-së: Peza të japë shpjegime për shkarkimet nga puna e përdorimin dhe e fondeve
8 Prill, 15:23
-
Dhëndri i Trump resorte në Sazan, deputetja e PS: Projekti në fazë vlerësimi, imazh i mirë për Shqipërinë
19 Mars, 14:12
-
PS-Rithemelimi, deputetja Bakiu në Komisionin e Medias: Turpi ngelet për ata që kanë bërë këto marrëveshje
19 Mars, 12:57