Debati brenda socialistëve të Shkodrës, turpëron PD

Debati brenda socialistëve të Shkodrës, turpëron PD

Lulzim Basha ka ripublikuar sot debatin brenda Këshillit Bashkiak të socialistëve në Shkodër, ndërkohë që ishte në shtëpinë e tij në Holandë. E ka publikuar si një “skandal” për Partinë Socialiste dhe më pas ka nxjerrë dhe përfundime prej saj, duke përfolur njerëz me akuza pa asnjë bazë. Por kjo e dyta është në traditën e tij.

Ajo që duhet të jetë e sikletshme për Lulzim Bashën, është pikërisht ai proceverbal mbledhjeje. Për mua ishte gjëja më e mirë që kam lexuar vitet e fundit nga një parti politike. Dhe nuk e prisja që Partia Socialiste në Shkodër të kishte elementë të tillë kaq politikë, kaq kurajozë, kaq të vërtetë dhe kaq të vendosur, për të mbrojtur vlerat e tyre.

Nëse ka një ngjarje pozitive për Partinë Socialiste në Shkodër pas gjithë këtyre gjëmave që i kanë ndodhur, është ai procesverbal mbledhjeje. Aty kupton që partia aty është e vërtetë, është kurajoze dhe shumë politike.

Ai procesverbal e nderon Partinë Socialiste dhe Lulzim Basha është personi më i paduhur jo vetëm për ta publikuar atë, por dhe për ta lexuar.

Sikur Partia Demokratike në Tiranë, ose një seksion i saj, të kishte aq kurajo sa për të debatuar për gjëmat që i ka bërë Lulzim Basha, siç kanë diskutuar dhe debatuar ata anëtarët e Këshillit Bashkiak socialistë në Shkodër, PD sot do kishte shpëtuar.

Sikur Kryesia e PD në Tiranë më 2017, të kishte debatuar si Këshilli Bashkiak i Shkodrës më 2019, Lulzim Basha do ishte shkarkuar nga kryetar partie, pasi ka bërë një pazar me Edi Ramën, ka shkatërruar gjithë listën e PD dhe nuk ka marrë mendimin e askujt për listën e deputetëve.

Sikur kryesia e PD në Tiranë të kishte nivelin e Këshillit Bashkiak socialist të Shkodrës më 2019, kur Lulzim Basha vendosi të djegë mandatet pa asnjë shpjegim, atëhere Lulzim Basha nuk do ishte më kryetar i PD.

Por Kryesia e PD në Tiranë uli kokën dhe bëri çfarë u tha Basha, i cili po ashtu bënte çfarë i kërkonte Berisha.

Sikur Kryesia e PD së Tiranës, të sillej si Këshilli Bashkiak socialist i Shkodrës, kur Basha vendosi të mos hyjë në zgjedhje dhe t’i lërë demokratët rrugëve, atëhere do kuptohej se ata nuk do t’i bindeshin urdhërit nga lart dhe do hynin në zgjedhje, duke lënë Bashën rrugëve, në vend të PD.

Por Kryesia e PD në Tiranë, është vite dritë larg atij Këshillit Bashkiak socialist të Shkodrës. Ai është një procesverbal që bën krenar PS-në e Shkodrës dhe i jep peshë debatit politik brenda Partisë Socialiste.

Por mbi të gjitha, ai bën një diferencë të frikshme me kokuljen e PD para përdhunimit të Lulzim Bashës dhe daljen si delet nga Parlamenti dhe Bashkitë në rrugë, pas “dashit të këmborës” Sali Berisha.

Punë e tyre që janë “dele” dhe që shkojnë pas tij, por të paktën të mos u kujtojnë njerëzve që ka dhe parti normale që debatojnë dhe mbrojnë idetë e tyre.

Procesverbali i këshilltarëve bashkiakë socialistë të Shkodrës, është letër e parekomandueshme për t’u lexuar nga demokratët dhe sidomos nga Lulzim Basha.

Thjesht se u kujton ku e kanë katandisur veten dhe partinë e tyre.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat