Debati historik, Fan Noli në muajt
e parë të qeverisjes si kryeministë

Debati historik, Fan Noli në muajt<br />e parë të qeverisjes si kryeministë
Masat e para që mori Noli kryeministër, filluan nga thjeshtsimi i aparatit shtetëror (deri në 25%), nga ulja e rrogave të funksionarëve (deri në 40%, duke vënë veten në krye), nga tentativa për të larguar nëpunësit e diskredituar politikisht e moralisht. Por ai nuk mendoi sa duhet se reformat që do të ndërmerrte, s’mund të realizoheshin duke lënë jashtë shumë njerëz të devotshëm të Bashkimit e të Vatrës. S’mjaftonin disa funksionarë dikasteresh apo ndonjë prefekt apo që emëroi, as fakti që caktoi poetin S. Maleshova si Sekretar të Përgjithshëm të Kryeministrisë ose vatranin A. Frashëri si sekretar të kabinetit të tij. Ky sektarizëm vinte ndoshta nga që i druhej radikalizmit të tyre ose nga që s’pati besim, pse shumica ishin të rinj e të papërvojë.
    
Kabineti i ri, ndonëse u prit me entuziazëm nga populli dhe u përshëndet formalisht nga qeveritë europiane, nuk arriti të bëjë as betimin zyrtar. I vetmi regjent që kish mbetur, S. Peci, iu shmang këtij akti duke u larguar nga posti për arsye shëndetësore në fillim të korrikut. Noli, që i dinte arsyet e vërteta, pati megjithatë urtësinë t’i dërgojë një telegram urimi për shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë. Dorëheqja, në fakt, jo vetëm nuk ishte ogur i mirë para opinionit, por qe dhe pengesë në hapat e parë të procesit të legalizimit të qeverisë së re. Noli, sipas nenit 51 të Statutit, mori atëherë dhe detyrën e Këshillit të Naltë. Ishin mbi dyzetë projektdekretligje që prisnin firmën e regjentit të munguar. Para kësaj situate, Noli nuk u zmbraps. Ndoshta, e kish parashikuar qëndrimin e njohur kundërshtues të mikut të vjetër. Në vesh i kishin ardhur dhe fjalët, që Peci mes të tjerash kish thënë për të “Do të na vërë zjarr, evgjiti i Edërnesë!”

Fan Noli
(Në foto: Fan S. Noli duke hyrë në Selinë e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë më 1924)
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit