TIRANE- Në pjesën e pestë të diskutimeve në takimin mes Ramiz Alisë dhe intelektualëve, mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë me 10 gusht 1990, vijojnë diskutimet mbi mungesën e informacionit, për më shumë transparencë mbi ngjarjet e Kavajës, Shkodrës dhe hapjen e dyerve të ambasadave. Pjesmarrësit në diskutime në këtë pjesë që botojmë sot janë Sali Berisha, Ramiz Alia, Dritëro Agolli, Mumtaz Dhrami, Luan Omari, etj.