TIRANE-Ndalimi i biznesmenit Edmond Bego në Greqi shkaktoi debat politik në Tiranë në ditët e fundit, pasi PD e ktheu në një çështje politike. Selia blu akuzoi se Bego kishte lidhje me pushtetin dhe Taulant Ballën dhe se kishte përfituar tendera miliona lekë. “Kompania “Inerte Express”, me pronar trafikantin e drogës dhe mikun e familjes së Taulant Ballës, nuk ka përvojë në ndërtimin e nënstacioneve elektrikë dhe se këtë funksion ai e shtoi në fund të dhjetorit 2017.
Pak muaj më vonë, kompania pa përvojë e mikut trafikant droge të Taulant Ballës përfitoi një tender publik nga Operatori i Sistemit të Transmetimit. Dokumentet tregojnë se tenderi i OST-së me vlerë 100 milionë lekë i është dhënë trafikantit të dënuar me 21 vjet burg për drogë, në fillim të verës, në zemër të zonës elektorale të Taulant Ballës, në Librazhd”, tha ndër të tjera Edmond Spaho ditën e djeshme.
Por nga një kërkim rezulton se kompania e biznesmenit Bego ka fituar tendera që në vitin 2012, kur në pushtet ishte Berisha. Sikur duket edhe nga faksimilja, kompania e Begos ka pas marrëdhënie me shoqërinë Copri Aktor kur ishte PD në pushtet dhe kanë marrë tendera.
Autoritetet greke lanë të lirë dje biznesmenin shqiptar Edmond Bego, arrestuar pak ditë më parë teksa kthehej nga pushimet në Korfuz, për llogari të shtetit italian. Report Tv dhe Shqiptarja.com siguruan dokumentin e lirimit të policisë greke, që tregon se më 22 gusht Bego është lënë i lirë. Interpol Roma i dërgoi një letër Interpol Athinës për të vërtetuar se shqiptari Edmond Bego nuk kishte asnjë çështje të hapur në shtetin italian. TEMA
Dokumenti qe kompania e Mondi Begos merrte tendera qe ne kohen e PD-se