Studiuesi Auron Tare që hapi debatin mbi dy shkrimtarët e njohur Martin Camaj dhe Ernest Koliqi ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetit demokrat Romeo Gurakuqi, i cili është historian.
Tare në një postim në faqen e tij në Facebook ironizon Gurakuqin dhe thotë se është në dilemë për të nisur ditën me buzën në gaz apo të shkulë flokët nga ato që dëgjon.
Gjithashtu ai ka publikuar edhe një dokument nga arkivi i CIA-s, ku sipas tij thuhet se Nikoll Gjonamarkaj dhe Pal Mirakaj janë furnizuar në mënyrë të bollshme me të holla për t'u argëtuar gjatë qëndrimit në Beograd.
"Të nisësh të dielën me buzën në gaz apo të shkulësh flokët? Kjo është çështja kur dëgjon "historianë" që mësojnë brezin e ri në këtë vend. "Ernest Koliqi ishte një pikë referuese për perëndimin se e dinin se nga çfarë qyteti vinte".
"Blloku Kombëtar Indipendet, partia më europianiste që ka formësuar Shqipëria, Parti neo konservatore e formatit britanik.
Please mos qeshni, nuk është Nard Ndoka, por është Romeo Gurakuqi me profesion historian në universitet. Ja çfarë thotë dokumenti i arkivit të CIA-s, për disa nga këta europianë neo konservatore të tipit britanik.
Sipas këtij raporti, Nikoll Gjonamarkaj dhe Pal Mirakaj janë furnizuar në mënyrë të bollshme me të holla për t'u argëtuar gjatë qëndrimit në Beograd" përfundon postimin Tare.
Publikimi i dosjes së shkrimtarëve Martin Camaj dhe Ernest Koliqi nga studiuesi Auron Tare, në të cilën hamendësohet ndër të tjera se kanë qenë agjentë ë UDB-së, duke u përfshirë në veprimtari spiunazhi ka nxitur shumë debate.
Postimi i Auron Tares ne Facebook
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3017
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Auron Tare: Muzeumi 'Victoria & Albert' Londër dhe Manosi i Nikolicës së Korçës
12 Nëntor, 08:40
-
Shteti sovran bektashi, Auron Tare në Report Tv: Nëse doni t'i ndihmoni bektashinjtë kthejuni pronat! Kanë ndihmuar në pavarësinë e shtetit shqiptar
23 Shtator, 15:27
-
Studiuesi Tare për Report Tv: Zjarri në Finiq dogji gjithë zonën arkeologjike! Duhet të krijohet shërbim për ruajtjen e parqeve
10 Gusht, 17:32
-
Zjarri në Finiq, Auron Tare: Kur Fajin nuk e kanë Barbarët
8 Gusht, 18:31
-
Auron Tare: Në Ditën Botërore të Park Rangers apo Rojtarëve të Parqeve Kombëtare
31 Korrik, 12:43
-
Frrok Çupi: ‘Martiiin’, më thirri në telefon. ‘Mos më thuaj të shkoj më në atë vend!’
22 Korrik, 14:19
-
Auron Tare: Kur paratë harxhohen vec për gomerët
17 Korrik, 14:09
-
Ernest Koliqi ‘kthehet’ në shtëpi! Librat e tij i dhurohen bibliotekës së Shkodrës! Ndreca: Së shpejti botohet një roman i panjohur
10 Korrik, 16:35
-
Auron Tare denoncon: Nisi ndërtimi i Plazhit numër 2 brenda zonës së mbrojtur të Butrintit
28 Qershor, 09:54
-
Menaxhimi nga privati, Auron Tare: UNESCO mund të fusë Butrintin në listën e pasurive botërore të rrezikuara
25 Qershor, 19:40
-
Laskarina Bubulina dhe arvanitasit/ Auron Tare: Nuk kanë asnjë kontribut në çështjen shqiptare! Historiani Arben Llalla: Duhen nderuar
21 Maj, 22:46
-
Auron Tare: Mos ma prekni Bubulinën” (Mbi debatin Vehbiu-Kocollari)
20 Maj, 21:13
E lexova me kujdes artikullin e z.Tare,si dhe dokumentet shoqeruese dhe jam pjeserisht dakort me te .Une arrita ne perfundimin se z.Camaj,vertet doli deshmimtar kunder prifterinjve ,por duhet te kete qene I detyruar,po keshtu kur pranoi te behej spiun I Sigurimit,duhet te kete qene forcerisht I detyruar,fakti qe pas kesaj arratiset,provon faktin qe nuk donte te ishte spiun I Sigurimit.Ne emigracion veprimet e tij ndryshojne,mendoj qe ai eshte shfrytezuar nga U.D.B.por nuk e di nese I dinte qellimet e tyre te verteta ,apo e urrente aq shume komunizmin sa me vetedije pranoi te perdorej prej tyre.S.d.q ,per z.Koliqi dhe z.Camaj mund te thuhet se si personalitete te botes shqiptare jane marre me publicistike,studime shkencore,kane patur pjesemarrje direkte dhe indirekte ne veprime politike ,u kane mbetur besnik idealeve te tyre politike,sociale.Per keto dhe te tjera jane vene ne sherbim te shteteve te huaja.Pavarsisht arsyeve te tyre per tu bere pjese e ketyre sherbimeve,dhe pavarsisht se si e sa justifikohet akti I tyre;duke perdorur shpjegimin e enciklopedive se c'fare eshte nje spiun dhe c'fare eshte akti I spiunimint mendoj qe ata qe te dy jane shembull konkret e pjese e klauzoles enciklopedike te pershkruar ne rastin e tyre.
PërgjigjuO Tare edhe diokumentet e tua thone se ke qene agjent i grekeve dhe tani je i anglezeve-
PërgjigjuE ardhmje e shqipnis eshte Nard Noka dhe Flamur Noka dy figura te rralla qe zor se i vine Shqpnis