Debati me Efin, Kiara ‘këshillon’ Ronaldon: Situata është e nxehtë, mos reago më

Debati me Efin, Kiara ‘këshillon’ Ronaldon: Situata është e nxehtë, mos reago më

Efi dhe Kiara që pasi u rifutën në shtëpinë e Big Brother kanë qenë të distancuara nga njëra tjetra, madje ka pasur edhe debate. Kiara e akuzon se Efi ka përdor imazhin e saj për famë, mirëpo një gjë e tillë për ish konkurrenten e ‘Për’Puthen’, nuk është aspak e vërtetë.

Kjo situatë ka qenë duke u komentuar mes Kiarës dhe Ronaldos, pasi Efi akuzoi këtë të fundit se nuk e pyeti në lidhje me debatin. Kiara i thotë atij se situata është e nxehtë dhe se duhet të ketë kujdes. Sipas saj, ky debat nuk duhet të vijohet më dhe se të dy duhet të shijojnë eksperiencën brenda shtëpisë.

Nga ana tjetër Ronaldo thotë se është mërzitur kur ka marrë lajmin nga Arbana se në finale do të ketë mundësi të shkojë vetëm një prej katër banorëve të rikthyer në shtëpi.

Kiara: Lërë të qetësohet se do flisni, as nuk jeni vrarë as prerë. Por është e nxehtë situata me kujdes. Për mua mos reago më. Këshilla më e mirë që mund të të jap kjo është. Nuk ka lidhje hajde debatojmë me argumente, se gjithmonë përfundon shumë keq. Ti je fut këtu për veten tendë, s’ke pse demoralizohesh. Edhe unë në një moment u ndjeva keq, se kam pësuar një zhgënjim shumë të madh. Po ca të bëjmë kjo është jeta, loja. Nesër do të dalim nga këtu, kemi njerëz që na adhurojnë na përkrahin, kështu që hajde e shijojmë bëjmë qef. Çdo gjë do rregullohet. Unë  e di që edhe ti je si unë, nuk do skena se të vjen keq për njerëzit.  

Ronaldo: Kur kanë qenë katër emra e rikthyer atë natë, jam lumturuar por edhe jam mërzitur në të njëjtën kohë. Jam mërzitur më shumë, kur tha Albana se vetëm njëri prej jush ka mundësi të shkojë në finale. Sepse fillojnë këto gjëra. Unë skam pse luftoj.

Kiara: Kjo nuk kishte lidhje me luftën për në finale. Ma beso.

Çfarë e shkaktoi debatin mes 2 mikeshave

Rikthimi në shtëpi i Kiara Titos dhe Efi Dhedhes duket se ka shërbyer për krisjen e marrëdhënies mes tyre. Kiara e akuzon se Efi e ka përdorur imazhin e saj për famë, mirëpo një gjë e tillë për ish konkurrenten e ‘Për’Puthen’, nuk është aspak e vërtetë. Diskutimi mes tyre nisi prej një momenti mes Kiarës dhe Luizit që komentoi Efi kur ndodhej jashtë shtëpisë. Luizi e bllokoi në lavaman dhe Kiara nuk mund të lëvizte se nuk duhet të kishte kontakt fizik me djemtë për shkak të një loje të Big Brother. Teksa ky veprim mori përmasa të gjera dhe reagime të mëdha, Efi zgjodhi që ta bënte publik mendimin e saj që nuk i ka pëlqyer Kiarës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja