Debati në PE/ Deputeti qipriot citon Ramën: 'Shqipëri-Kosovë bashkohen në 2025', dua shpjegime. Balla: Anëtarësohemi në BE

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla gjatë takimit të nivelit të Lartë BE-Shqipëri i është përgjigjur "shqetësimit" të eurodeputetit qipriot Takis Hadjigeorgiou në Parlamentin Europian, lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama dje në gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Pejë. Hadjigeorgiou citoi Ramën ku sipas tij kryeministri foli për “bashkimin Shqipëri-Kosovë në 2025” dhe “qëndrimin me dy fytyra të Serbisë”.

Eurodeputeti qipriot kërkoi shpjegime nga Balla për këto deklarata të Ramës, i cili nuk ngurroi t'i përgjigjej duke saktësuar se 2025-a është viti i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. 

Ne besojme se 2025 eshte momenti anetaresimit te vendeve te Ballkanit perendimor ne Bashkimin Europian. Mos kini frike nga bashkepunimi mes shqiptareve. Jemi faktor i rendesishem stabiliteti dhe paqeje ne Ballkan. Jemi krenar qe jemi kombi me proeuropian ne Rajon, ne Shqiperi mbeshtetja per anetaresim ne BE eshte mbi 90%. Zhvillojme me te gjithe fqinjet marredhenie shume te mira, perfshire Serbine.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Shpjegim Balla kishte edhe për deklaratën e Ramës se qendrimi i Serbisë në raport me Kosovën është me dy fytyra.

Se pari Serbia duhet te clirohet nga komplekset e vjetra ballkanike dhe duhet te pranoje realitetin e ri te pakthyeshem dhe njohe pavaresine e Kosoves. Eshte qendrim me dy fytyra qe nga njera ane behen bisedime, nga ana tjeter Serbia lobon kunder anetaresimit ne organizata nderkombetare siç ndodhi me Interpol. Anetarësimi i Kosovës në Interpol i ben mire luftes se perbashket kunder krimit. 

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Nga ana tjetër, Balla tha gjatë diskutimeve në Parlamentin Europian, duke iu drejtuar eurodeputetit Takis Hadjigeorgiou, se një kolegia e tij, Eleni Theocharous, mori pjesë në ceremoninë e varrimit të një personi që hapi zjarr ndaj policisë. 

Nuk e di se pse nje eurodeputete qipriote (Eleni Theocharous) duhet te marre pjese ne ceremonine e varrimit te nje personi qe qelloi mbi policine. Kudo ne Europe te qellosh mbi policine eshte akt terrorist. Eshte e papranueshme per normat dhe vlerat e ketij Parlamenti qendrime dhe deklarata te tilla.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Moni: 27/11/2018 19:03

    Keta grekerit qe na hiqen si ortodokse 100 brezash po ti shohesh kane shume mbiemra muslimane, si ky haxhiu nga Qipro. Mbeturina osmane qe hiqen si pasardhes te Sofokliut. Pthu rrace jevgjiterish!

    Përgjigju
  • Fredi: 27/11/2018 14:04

    “Bjeruni” këtyre fundërrinave osmane që duan të pengojnë si ngaherë, shqiptarët, bijtë e Arbrit të Madh! Nga na u bënë sebeb gjith fundërrinat anepërqark.. “Bjeruni” dhe ngrijani dinjitetin shqiptarit të cilin kanë dashur ta përbuzin e shuar..! Këtu jemi...jemi gjallë, ishim dhe do të jemi në trojet tanë derisa jeta të shuhet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie