Të ftuarit në emisionin ‘Repolitix’ të Report TV mbrëmjen e sotme thanë se Ilir Meta dhe Partia e Lirisë rrezikojnë shumë, pasi ka 3 procedime që mund të procesohen dhe të dënohet për të treja në bashkim dënimesh.
Gjithashtu pritet të pyeten edhe persona të tjerë për këtë çështje, për ta hetuar me thellësi juridike dhe ligjore, pasi do të duhen edhe ekspertët kontabël.
Juristi Leonard Karaj ndau mendimin se Meta është ‘kurban i reformës në drejtësi’ dhe se ka kuptuar se ka prova dhe s’është çështje politike
“Nuk jam dakord me sekuestrimin e partisë. Kemi një organizatë OJF, që do të thotë se drejtohet nga një bord, aty është edhe Meta sigurisht, por ka një bord, po flasim teorikisht. Pra ikin këta persona që janë nën hetim nga SPAK dhe zgjidhen të tjerët. Ndryshon ligji për OJF dhe personat fizik. Edhe falimenti ka procedurat e veta. Partitë dalin jashtë ligjit kur shkelin Kushtetutën, janë antikombëtare, flasim në mënyrë teorike. Meta nuk ka ndryshuar leksik, nga dumduman ky zotëria ka kaluar dhe ka kuptuar llogjikisht se u bëka dhe dumduman dhe se provat që ka SPAK për këtë çështje nuk është kaq politike dhe rozë, por ka thelb drejtësie dhe ka prova. Ndaj ka ndryshuar gjuhën. Kam përshtypjen se zoti Meta do bëhet një lloj kurbani për reformën e drejtësisë”, tha juristi.
I pyetur për arsyen ai shpjegoi se një nga shkaqet kanë qenë funksionet e tij.
“Sepse është një personazh që ka pasur të gjitha postet në Shqipëri, nga deputet, kryeministër, president, kryetar kuvendi, zv/kryeministër etj., vetëm portier nuk ka qenë. Ky është momenti ku drejtësia e ka tagrin për të vepruar. Ai do jetë ‘asi’ i të gjithë kësaj reforme në drejtësi. Është legjitime që SPAK dhe drejtësia të justifikojë reformën në drejtësi të gjithë këto vite”, tha Karaj.
Kurse avokati Përparim Çaça nuk e sheh me rrezik mbylljen e Partisë së Lirisë, por çështja është problematike, pasi bëhet fjalë për mosdeklarim të ardhurash.
“Meta është i fundit që është pyetur për lobimin në SPAK, e pranoi edhe vetë, aty besoj është pyetur për të gjitha dhe ka dhënë dëshminë për detajet. Njerëzit e tjerë se çfarë kanë thënë unë nuk e di, se s’mund të abuzoj me këtë. Por kemi një parti që nuk justifikon dot pagesën e bërë. Në rastin e Bashës dhe PD ishte krejt histori tjetër. Këtu kemi mosdeklarim të ardhurash. Këta thjeshtë kanë ndryshuar vetëm emrin, por është po ajo. Ka një ligj për partitë politike, se janë organizata jofitimprurëse, dhe nëse është shkelur ky ligj... Sot pamë një Metë si dikur, i qetë, s’kishte as DumDuman dhe asgjë. Madje edhe ajo që tha avokati tregon se e ka kuptuar që duhet të reflektojë dhe këshillat që i kanë dhënë avokatët apo të tjerët, se nuk zgjidhet problemi me deklarata politike. Qasja e Metës që ka me SPAK, siç po vepron Berisha, është e gabuar”.
Lajmi kryesor: