TIRANE- Në këtë foto janë patriotët që organizuan Kongresin e Manastirit të Gjuhës Shqipe. Ata nuk kishin Akademi. Nuk kishin Shtet. Nuk kishin Qeveri. Nuk kishin Kryeqytet. Megjithatë, shkëlqyen në terrin e historisë së shqiptarëve duke u bërë nyja lidhëse e Rilindjes kombëtare midis Lidhjes së Prizrenit dhe Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë...Lanë pas foto dhe letra të shkruajtura me kujdes dhe që ndricojnë Historinë Kombëtare edhe sot.

SOT! Një debat absurd deri në moskontroll ka filluar brenda gjuhëtarëvë të GJUHES SHQIPE...E quajnë me ironi Debati për “ë”-në...
Cfarë po ndodh!? Pse po tallen?!...Sepse, tallje është qartazi kjo shpërndarje mediatike që vë në lojë Traktatin Shkencor të ekzistencës së kombit shqiptar sic është Gjuha Kombëtare.
Dikush del në media dhe thotë “u mor vendimi” dhe dikush tjetër thotë “nuk është marrë asnjë vendim”...Të më falin gjuhëtarët dhe akademistët tanë shqiptarë, por është e qartë që sharlatanizmi i politikës i ka sëmurë edhe ata më keq se sa duhet...
A ka ndonjë dokument për këtë që po ndodh me Gjuhën Shqipe? A ka “proces-verbal”...tek e fundit!? Si ka mundësi që ky proces po i lihet “disa intervistave”...?!
Kush jeni ju që talleni? - është pyetja fundore për këtë “lukuni” inatcorësh me emrin e nderuar “gjuhëtar” që nuk gjejnë procedurat korrekte për të na shpejguar se cfarë kanë bërë, apo duan të bëjnë...(!?)
 (ns/shqiptarja.com)

“Arnautët janë një konglomerat primitivësh që i flasin 100 dialekte e nuk merren vesh njëri me tjetrin. Janë popull pa kulturë, pa trashëgimi as kulturore e as gjuhësore. Nuk kanë asgjë nga e kaluara se eshtrat e tyre kanë mbetur nëpër male ku aty jetonin dhe shenjat e tyre të së kaluarës janë si ato të arinjve dhe ujqërve”.(Jovan Deretiq,akademik serb). - E nxora këtë citim për tja u vënë para syve të gjuhëtarëve shqiptarë që tu dhembë, kjo, që po i dhurojnë publikut shqiptar me rastin e 100 vjetorit të shtetformimit.
Dhe per tju drejtuar edhe me përulje – Gjuhëtarë dhe pasardhës të Testamentit të Kongresit të Manastirit! JU LUTEM, të kuptoni, me kujdes e dhëmbshuri, që përpara se të keni titujt administrativ dhe nervozizmin, ditor, e të qenit “më i aftë se njëri- tjetri”,...KUJTOHUNI që qëndroni mbi kohën dhe detajet ordinere të së përditshmes, për tu përkujdesur në fenomenin më thelbësor sic është Gjuha Shqipe dhe që i bën shqiptarët këta që janë...Në shkencen tuaj unike “gabimi” nuk ekziston. Ka vetëm “bekim” ose “mallkim” i cili do ju ndjekë edhe pas vdekjes...