Debati për shqipen, Ngjela godet
Presidentin e Maqedonisë: U çmend!

Debati për shqipen, Ngjela godet<br />Presidentin e Maqedonisë: U çmend!
Avokat Spartak Ngjela ka komentuar ngjarjet në Maqedoni duke e cilësuar të çmendur Presidentin Ivanov që nuk pranoi që t'i japë mandatin liderit të opozitës për shkak se është kundër gjuhës shqipe.
 
"Maqedonia po shkon me rritëm të shpejtë drejt Albanizimit të saj. Shqiptarët përfundimisht po marrin vendin e tyre ne tokën e tyre, dhe në shtetin e grabitur nga padrejtësitë e 150 vjetëve.
 
Presidenti maqedonas, Ivanov, u çmend. Po partia maqedonase që përkrah shqiptarët çfarë është? Janë në të shumicë shqiptarët ortodoksë që janë deklaruar sllavë.
 
Po Maqedonia e lashte e Aleksandri të madh ç'ka qenë? Ilirishtja dhe maqedonishtja e asaj kohe kanë qënë dialekte të një gjuhe.
 
Po çfarë lidhje kanë sllavët e sotëm me Maqedoninë e Aleksandrit? Nuk kanë asnjë lidhje, këta kanë ardhur në Gadishullin Ilirik në Shekullin e VII - të.
 
E vetmja lidhje, janë shqiptarët, të cilët një president sllav, Ivanov, i quan të huaj në tokën e tyre 2500 vjeçare. Qeshni me injorancën!... Se shqiptarët sot janë shumë të fortë
" shprehet ai.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini