Debati për bustin e Pjetër Arbnorit, reagon Taulant Balla: Ja kush e zgjodhi skulptorin

Debati për bustin e Pjetër Arbnorit, reagon Taulant Balla: Ja kush e zgjodhi skulptorin

Busti i Pjetër Arbnorit

TIRANE-Kreu i Grupit të Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me debatin për bustin e Pjetër Arbnorit duke treguar cili është skulptori dhe pse është zgjedhur ai. Ylli Manjani përmes një statusi në Facebook shprehej sot për bustin se ‘Duket sikur e kanë ngritur Lugat dhe e kanë vënë aty për të qarë hallet e tyre’ thoshte ai, ndërsa akuzonte Ramën.

Çfarë busti?! E kanë shëmtuar figurën e Pjetër Arbnorit sa më ska! Vihen buste personash publikë e politikë në çdo parlament të botës, por përmendoret ruajnë besnikërisht tiparet reale të personit. Kjo përmendore e ka sakatuar imazhin e Pjetrit. Duket sikur e kanë ngritur Lugat dhe e kanë vënë aty për të qarë hallet e tyre! Ky është përçudnimi i dytë, që Edi Rama bën në të njëjtin oborr. I pari ishte me përmendoren e Nolit, që e ngulën para Akademisë së Shkencave, por që ngjan si Bodybuilding e jo si Prift e udhëheqës shteti. Kjo e Pjetrit është fyerja e dytë, që vetëm Ed Rama mund ti bëjë histories. Nejse, të paktën Pjetrin e kanë ngjitur me një libër. Sipas të njëjtës logjikë, bustet e udhëheqësve të sotëm do jenë të fshehur në Hashash e Kulla... Shumë turp!

Ylli Manjani

Balla reagoi duke thënë se autori është artisti shkodran Sadik Spahia, i cili ka plot vepra të tjera në Shqipëri dhe jashtë saj, ndër to spikat Monumenti i Dëshmorëve të 2 Prillit në Shkodër. Shefi i grupit të PS, shton se në vitin 2007, një vit pas ndarjes nga jeta të zotit Arbnori, Ministria e Kulturës hapi një konkurs për punimin e një busti për nder të ish-kryeparlamentarit Pjetër Arbnori, konkurs që shpalli si fitues pikërisht bocetin e skulptorit Sadik Spahia, para 11 vitesh, jo në vitet e fundit.

Dje dhe sot pati disa reagime si pjesë e debatit të natyrshëm publik që pasoi ceremoninë e djeshme në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë për vendosjen e bustit të ish-Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, njeriut të urtë e të mençur Pjetër Arbnori, një iniciativë e Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi në bashkëpunim me familjen Arbnori dhe ish-deputetin Besnik Mustafaj.

Pjetër Arbnori do të mbetet figura e vetme e rëndësishme politike, që pasi vuajti personalisht 28 vite burg u shfaq si një politikan me nota të forta tolerance, po ashtu edhe me integritet të lartë moral.

Siç shkruante dje gazetari Mero Baze, mik i afërt i Pjetër Arbnorit: “Ai ishte një “antipart” i Sali Berishës brenda PD-së, një njeri që përfaqësonte historinë e persekucionit komunist në Shqipëri, tolerancën dhe etjen për demokraci e pluralizëm”.

Por nuk dua të hyj fare në debatin se pse partia e sotme e Pjetër Arbnorit nuk pati asnjë kontribut në këtë ceremoni që duhej të ishte zhvilluar shumë vite më parë, se pse këshilltarët e PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës nuk e votuan vendimin për vendosjen e bustit në oborrin e Kuvendit, apo tek historia qesharake e ftesave të ish-kolegëve demokratë të Arbnorit, të cilëve partia e sotme nuk u paska as numrat e telefonit e as adresat.

Por nga opozita erdhën edhe akuza. Një ndër to ishte edhe për cilësinë artistike të bustit. Madje për “shëmtinë” artistike të kësaj vepre një zë i opozitës akuzoi Kryeministrin Edi Rama. Se ç’lidhje ka Edi Rama këtu hajde gjeje. Për publikun, jo për opozitën, duhet sqaruar se autori është një artist shkodran Sadik Spahia, i cili ka plot vepra të tjera në Shqipëri dhe jashtë saj, ndër to spikat Monumenti i Dëshmorëve të 2 Prillit në Shkodër dhe që ka sqaruar vetë frymëzimin e tij artistik në punimin e kësaj vepre.

Pse u zgjodh ky artist dhe kush e zgjodhi? Në vitin 2007, një vit pas ndarjes nga jeta të zotit Arbnori, Ministria e Kulturës hapi një konkurs për punimin e një busti për nder të ish-kryeparlamentarit Pjetër Arbnori, konkurs që shpalli si fitues pikërisht bocetin e skulptorit Sadik Spahia. Pra, para 11 vitesh. Por busti nuk u vendos dot për 11 vite. Pse nuk u vendos, pse u la në harresë?! Nuk dua të bëhem pjesë e këtij debati. E rëndësishme është se busti u bë dhe u vendos më 19 Korrik 2018.

Taulant Balla

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar