Debati për detin, ndërhyn edhe këngëtari i njohur: Në socializëm Greqisë i 'shkonin shtatë', pse flet tani?

Debati për detin, ndërhyn edhe këngëtari i njohur: Në socializëm Greqisë i 'shkonin shtatë', pse flet tani?

TIARNE-Në debatin për kufirin detar me Greqinë është përfshirë edhe këngëtari i njohur Bashkim Alibali, i cili i kërkon qeverisë shqiptare që të mos heshtë përballë deklaratave të fqinjëve, kryeministrit Micotaqis se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon.

"Për kufirin detar mes Shqipërisë e Greqisë!

1. Pse shteti grek e ngre sot dhe nuk e ka ngritur në socializëm çështjen e kufirit detar mes Greqisë e Shqipërinë?!

Si duket, kjo ka të bëjë me faktin që sot shteti grek nuk e llogarit shtetin shqiptar, ndërsa në socializëm i "shkonin shtatë" prej tij?!

2. A ka "budalla" që të mendojë se ligjet, konventat dhe e drejta ndërkombëtare për detin mbronin Shqipërinë Socialiste në dëm të Greqisë Kapitaliste?

Si duket, kjo ka të bëjë me faktin që BE-ja, e kompromentuar thellë, i "fërkon" kokën shtetit grek, kërkon ta zgjidhë çështjen në favor të Greqisë, pa pranuar akoma Shqipërinë në BE, dhe nuk do të dijë nëse ka apo nuk ka një shtet shqiptar?!

Deklarata e kryeministrit grek ishte hapur kërcënuese : Greqia po zmadhohet - tha ai!

Po shteti turk, a do ta lejojë? Unë them : Jo!

Po shteti borgjez shqiptar?! Shteti borgjez shqiptar do t'ia besojë zgjidhjen BE-së! Dmth, do të heshtë!

Urojmë që kjo të mos ndodhë" shkruan ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 30/08/2020 05:48

    Po po Bashkim po, po atehere kishte halla ko. e e ta derdhte ne lule te ballit kurse sot na i ka ulur te mbathurat NATO me keta plehrat tane politikane.

    Përgjigju
  • Iris: 30/08/2020 03:30

    Per detin e keni mire qe merakoseni,por ju lutem ,ora ju ka mbetur ne kohen e Xhaxhit,hajdeni ne 2020!Koha ecen perpara.

    Përgjigju
  • Vicifoli: 29/08/2020 15:05

    Problemin e detit me Gerqine e zgjidh vec Flamur Noka.Te votojme ate per Karminister dhe cdo gje ok

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë