Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës për çështjen e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe, të pasqyruara edhe në median britaniken ‘Daily Mail’.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Balla deklaron se Sali Berisha ka qenë dhe mbetet e keqja më e madhe e Shqipërisë. Sipas Ballës, Berisha e nxin dhe fyen Shqipërinë njëlloj si Lavrovi i Putinit apo Khomeini i Iranit
“Kur ne themi Sali Berisha ka qenë dhe mbetet e keqja më e madhe e Shqipërisë, shumica bien dakord me ne, por është një pakicë që del ta mbrojë. Sot pyetja që kam për këtë pakicën: Si ka mundësi që i shkoni pas një non-grate si Sali Berisha që Shqipërinë e nxin dhe fyen njëlloj si Lavrovi i Putinit, apo Khomeini i Iranit. Edhe Lavrovi dhe Khomeini e kanë shigjetuar “Shqipërinë si një vend të rrezikshëm”, për arsyet e tyre që të gjithë i dimë.
Sot Sali Berisha, njëlloj nongrata si ata dy më sipër, e ka sulmuar Shqipërinë me fjalët e tyre. Vetëm shërbëtorët e së keqes, që figurojnë në bordorotë e Kremlinit, pjellë e mbrapshtë anti-shqiptare mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë. Turp”, shkruan Balla.
Lajmi kryesor:
Qëndrimet e Berishës për emigrantët në Britani pasqyrohen te ‘Daily Mail’, Rama: Turp! Vetëm një pjellë e sojit të lig mund të lëshojë deklarata kundër Shqipërisë
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8118
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Takimi me emigrantët, Majko: Dy ditë në Londrën shqiptare, ka gjithmonë shpresë kur ka njerëz që Atdheun e kanë të parin!
24 Nëntor, 20:07
-
PD akuzon Ramën për takimin e Londrës: Pasi i dëboi nga Shqipëria, i dhunoi emigrantët në kryeqytetin britanik! Do përgjigjet
24 Nëntor, 19:03
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47
-
Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Opozita nxit akte antishqiptare në tokë të huaj! Po motivohen protesta kundër qeverisë
24 Nëntor, 13:55
-
Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)
24 Nëntor, 12:59
-
Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës
24 Nëntor, 12:13
-
Berisha: Rama mizogen, e tregon edhe në kabinet me gratë
24 Nëntor, 11:00
-
Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani
24 Nëntor, 07:41
-
Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?
23 Nëntor, 23:55
-
Ylli Pata: E marta e kiametit...
23 Nëntor, 19:52
-
Berisha i refuzuar nga militantët, porosi drejtuesve të qarqeve për protestën: Të martën sillni sa më shumë njerëz në Tiranë
23 Nëntor, 18:35