Debati për emrin e stadiumit, Braçe FSHF-së: 'Qemal Stafa' është publik, shisni garën tuaj

TIRANE - Mes zëvendëskryeministrit Erjon Brace dhe Federatës Shqiptare të Futbolli ka nisur përplasje në distancë, sa i përket emrit të stadiumit "Arena Kombëtare" që pritet të përfundojë në nëntor. Teksa Federata ka vendosur ta shesë emrin e stadiumit, pra nuk do të jetë më "Arena Kombëtare" drejt bizneseve të mëdha që mund të shprehin interes për të pasur "markën" e tyre në këtë investim të madh, Braçe shkruan sot në rrjetet sociale se prona është publike dhe se emri i stadiumit  mbetet "Qemal Stafa". Në përgjigje të intervistës të Drejtorit të Infrastrukturës në FSHF, Arben Dervishaj, dhënë përReport Tv, Braçe shprehet se nuk mund të jetë asnjë emër kompanie që të ngjallë më shumë histori për futbollin, sesa emri i kahershëm "Qemal Stafa".  

Dje, FSH akuzoi  z.v kryeministrin Braçe se flet në cilësinë e një ‘tifozi-pushtetar’ i cili kërkon kredo politike.

Statusi i Erion Braçes:

Përsëri përgjigje tregetaresh për QEMAL STAFEN! Si ka mundësi që në FSHF, askush-edhe ky më i dituri drejtor, nuk ndan dot atë që është “kombëtare” nga ajo që është “lokale”, nuk ndan dot atë që është “publike” nga ajo që është “private”? As që dua përgjigje nga të tillë, por patjetër që kam përgjigje për “argumentat” e drejtorit;

E para, stadiumi Qemal Stafa e ka emrin; Nuk ka asnjq akt ti ketq hequr këtë emër!

E dyta, stadiumi Qemal Stafa është KOMBËTAR, në kryeqytet, nuk është stadium në Brighton!!!!!!
Për këtë arsye ju solla si shembull stadiume të tillë historike në Londër, Berlin, Paris, Romë, Madrid;
Në asnjë prej tyre emri nuk është tregëtuar! Ju nuk flisni për to e për kete fakt!
Se ja bën muuuu që nuk shitet as tek bankat, as tek nafta, as tek telefonia, as tek sigurimet ajo që është kombëtare historike!

Ëembley u ribë nga e para, por emri nuk u tregëtua! Sa për argumentin tregetar se shet emri egzistues më shumë se emri i një kompanie, më vlen të të kujtoj se çdo gjë e bukur, e madhe dhe historike në futbollin tonë, lidhet me “Qemal Stafen”!
Nuk ja hiqni dot njeriu nga mendje këtë!

E treta, stadiumi Qemal Stafa, do të jetë një aset i një institucioni publik, asfare privat, siç FSHF.
Të paktën, juridikisht është kështu, paçka se si administrohet është e tillë, publike.
Vënia në të njëjtin kandar të asetit të një institucioni publik me asetin e një klubi privat futbolli, kudo në dynja,
është qesharake deri në dhimbje!


Juventus zotni është një klub privat futbolli, sovran për të vendosur nga pikëpamja tregtare për stemën ( ju nuk ndryshoni dot stemën e Shqiperië), për fanellën, sponsorin në të (ju nuk mund të vendosni sponsor në fanellën e kombëtares), asetin, stadiumin, emrin e tij (ju nuk mund të tregtoni atë që është, Qemal Stafën dhe atë që është kombëtare). Së katërti, drejtor e të gjithë sa jeni;
Shisni garën tuaj! E bëni dot? Nuk besoj; ua thonë kompanitë e marketingut:
Nuk shesin dot as edhe një ndeshje tuajën, finale, jo më garën! Edhe Kosova e shet garën, ju jo!
Bëjeni garë, bëjeni të drejtë, të ndershme, cilësore dhe shiteni!
Aty keni të drejta ju! Emri i kompanisë në stadium, shet produktin e saj, jo futbollin tuaj!

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrofte Qemal STAFA!: 22/08/2019 22:52

    Populli i thjeshte dhe patriot don qe stadiumit te mos i ndryshohet emri e te ngelet emri qe ka pasur i te madhit dhe te paharruarit, njeriut te vertete e idealistit Qemal STAFA.

    Përgjigju
  • Lani: 22/08/2019 14:46

    Te drejte ka Erjon Bracja.Emri i stadiumit te ri "Qemal Stafa" nuk eshte ne ankand e s'ka pse te shitet sepse keshtu i ngrihet ndonje langoje apo dishepulli te tradhetareve te vendit,te cileve ky emer i ndritur u vret veshet e syte sepse u kujton tradhetine e madhe ndaj kombit bashibozukeve te te gjitha llojeve te ketij vendi,kudo ku ndodhen ketu ne shqiperi apo jashte vendit te cilet jane te kamur tani e kane mundesi dhe te derdhin poara majtas e djathtas e te korruptojne dhe shqiptaruce si ky me nderi Dervishaj,qe thote pa pike turpi se emri i stadiumit varet nga ata qe do paguajne me shume etj etj.Por keshtu si erdhi puna Erjon vellai,s'dime me c'te themi se ka mundesi qe te gjatit Edi Rama ti shkoje mendja ti vere nje emer te ri.Si do ishte psh.po ti vinte emrin "Kryeballisti Mit'hat Bej Frasheri",meqe po afrohet dhe festimi i 70 vjetorit te clirimit te vendit nga pushtuesit e huaj dhe nga "partiotet ballisto-zogiste,me ne krye kryeballistin dhe bashkepunetorin e tyre Mithat Beun"? Keshtu e beri dhe me memorialin e imponuar nga Erdogani te grushtit te shtetit ne Turqi,qe u shfaq para shqiptareve nje mengjez heret pa pritur e pa kujtuar.Se c'pune ka ai memorial ne shqiperi,vetem Edi Rama e di dhe askush tjeter.Asnje vend tjeter s'do e bente dhe nuk e ka bere nje gje te tille.S'thone kot qe shqiperia eshte vendi i cudirave dhe shqiptaret jane nje popull i cuditshem.Ne Amerike keto dite u ekzekutua nje person me injeksion(sot e kishte gazeta)sepse kishte vrare nje vajze 18 vjece,kurse ne shqiperi ndodh qe president te jete nje i degjeneruar i kapur me bllok ne dore; te jete akoma deputet e te beje ligjin nje kriminel gjakftohte qe ka 30 vjet qe i ka nxjerre uje te zi ketij vendi e ketij populli,duke vrare e prere,rrembyer persona e vjedhur si puna e Berishes si dhe te jete normale qe nje parti si puna e Bashopartise ,qe 24 ore ne 24 s'dine te bejne gje tjeter vetem te shajne,te shpifin e te organizojne turbullira ne te kundert te interesit te popullit e te vendit dhe qe vepron si nje bande e vertete mafjoze,duke u ndihmuar jo pak dhe nga banda tjeter e MetoMonikes e kompani.Keshtuqe zoti Erjon,ky stan kete bulmet ka!Pa lexo dhe komentet e atik kopilit idiot qe shkruan me emrin "intelektuali" te shohesh se cfare njerezish ka gjirizi i banditit Berisha e kompani!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie