Emri stadiumit 'Arena Kombëtare', FSHF për Braçen: Shqetësimi i 'tifozëve-pushtetarë' s'ka lidhje me çështjen

Intervista e Arben Dervishajt për ‘Report TV’, anëtarit të Komitetit Ekzekutiv dhe njëkohësisht shefit të sektorit të infrastrukturës në FSHF, në lidhje me çështjen emrit të stadiumit të Arenës Kombëtare ka shkaktuar shumë reagime. Fillimisht ishte zëvendës kryeministri Erjon Braçe i cili doli kundër duke deklaruar se emri i stadiumit nuk duhet të shitet, aq më tepër të marë emrin e një kampania të naftës.

Si rrjedhojë sot ka reaguar edhe federata shqiptare e futbollit nëpërmjet administratorit të stadiumit Bardhyl Minxhozi, i cili thotë se shitja e emrit të stadiumit është një praktikë që ndodh në të gjithë botën dhe qasje si ato të Braçes janë të ‘tifozëve-pushtetarë’.

Reagimi i FSHF-së:

Njoftimi i FSHF në kërkim të një sponsori për Stadiumin e ri për ta vënë administrimin e tij mbi baza komerciale, është pritur me interes nga disa firma me reputacion kombëtar dhe ndërkombëtar.

FSHF, duke mirëkuptuar ndjeshmërine e publikut në lidhje me këtë proces dëshiron të bëjë me dije se vendimi i saj, për gjetjen e një sponsori për stadiumin e ri nuk është një shpikje shqiptare. Vetëm dy-tre stadiume në “Premier League” nuk kanë emra tregtarë: Liverpool, Old Trafford dhe Tottenham. Ekspertët vlerësojne që arsyet që këta të fundit nuk kanë bërë marrëveshje për “shitjen” e emrit lidhen me faktin që historia e emrit tyre, “shet” më shumë se sa emri i një sponsori. Shumica e stadiumeve me histori dhe tradita, qindra vjeçare kanë emra tregtare. Ja disa shembuj në Europë dhe SHBA:
Amex Stadium- Brighton, Etihad Stadium – Manchester, Emirates Stadium – London, Allianz Arena – Munich, Mercedes-Benz Arena – Stuttgart, Orange Velodrome -Marseille, MetLife Stadium – Neë Jersey USA, FedExField – Maryland USA, Bank of America Stadium – North Carolina USA, AT&T Stadium – Texas, Gillette Stadium – Massachusetts USA

Stadiumi i ri ka kushtuar shumë. Mirëmbajtja dhe menaxhimi i tij, do të kushtojë gjithashtu shumë. FSHF nuk ka qëllim tjetër veçse të garantojë të ardhmen e këtij impianti. Dhe kjo është një rrugë e njohur dhe jo një “shpikje shqiptare”, siç e sqaruam me shembujt e mësipërm. Shqetësimi publik i segmenteve të cakturara “tifozo-pushtetare”, në lidhje me çështjen e emrit, s’ka të bëjë me thelbin e çështjes marketing ose jo, madje as me problemin e emrit. Është thjesht, përsiatje dhe këndvështrim i një personi, që në edicionin e rradhës së përbaltjes, ende nuk e ka të qartë se si prononcohet: Si pushtetar? Apo si tifoz “i shqetësuar”, apo si politikan që kërkon kredo politike.

Por pavarësisht kësaj ne garantojmë opinionin publik, tifozët, madje edhe ata që nuk mendojnë si ne, se i gjithë ky proçes do të zhvillohet, për të menaxhuar dhe mirëmbajtur sa më mirë, një impiant modern dhe me vlera si Stadiumi i Ri.

Bardhyl Minxhozi
Administrator i stadiumit

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrofte KOMUNIZMI!: 22/08/2019 15:04

    Stadiumi e ka emrin dhe nje Emer Super te Nderuar dhe Legjendar si i ndrituri dhe i paharruari ne jete te jeteve Qemal STAFA. Me sa duket e gjithe kjo loje behet per te hequr emrin e Komunistit madheshtor dhe per te vene emra plehrash kapitaliste. Borgjezia e nemur dridhet e s'mund te pranoje kurrsesi emra Komunistesh... se do na marrin kalltuqet....

    Përgjigju
  • Fredi: 22/08/2019 10:09

    Emri do jetë psh: Qemal, Bexhet, Kudret, Hyqmet, Idajet, Baftjar, Myftar, Hajdar, Remzi, Fiqri, Selam, Muhamet, Bajram, Islam, Myrteza, Haxhi, Abdyl, Isa etj. Njeri nga keta do jetë emri

    Përgjigju
  • Erion: 22/08/2019 08:04

    Stadiumi i ri ka kushtuar shumë. Mirëmbajtja dhe menaxhimi i tij, do të kushtojë gjithashtu shumë. Me mire te paguajne sponsorat per menaxhimin e stadiumit sesa taksapaguesit, erion brace* kete nuk e kupton sepse vec llafe nxjerr

    Përgjigju
  • LORA: 21/08/2019 15:58

    Stadiumi e ka emrin e ndritur. "Qemal Stafa",,per me shume se shtatedhjete vjet. Dolet ju piskuriqet delenxhinj te federates ,qe e rrenoi futbollin e shqiptareve,,,,te n'a tregoni adete (shembuj ,sic i quani) te reja emertimesh . Po ua mbajti suma beni ate futbollin e Panajot Panos me shoke,,,ja vetem ky eshte detyrimi i juaj,perballe dashamiresve te futbollit. Emri "Qemal Stafa" eshte prone e historise dhe njerezise ,qe e mbajti dhe do t'a mbaje ne shpirt.

    Përgjigju
    • Delinquenti: 21/08/2019 23:11

      Jam shum dakort me ate qe thu per stadiumin POR ME VJEN KEQ QE I QUAN PISKURIQ DHE DELENXHI SEPSE OFENDOHEN DELENXHIT PERPARA KTYNE KTO JAN PLERA DHE JASHTQITJE TE NJERZIMIT E KAN BO CDO GJO TREGTI VETEM ME FITU FUNDRRINAT

  • 3333: 21/08/2019 15:17

    Arena Kombetare 'QS' (Qemal Stafa)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025