Hiqen lejet mjedisore për bizneset që shkaktojnë ndotje akustike, Klosi i përgjigjet edhe Veliajt

Hiqen lejet mjedisore për bizneset që shkaktojnë ndotje akustike, Klosi i përgjigjet edhe Veliajt

TIRANE-Furrat e bukës, depot framaceutike, lavazhet apo dhe mobileritë nuk do të kenë më nevojë të pajisen me leje mjedisore të tipit C (leje për ushtrim të aktiviteteve që shkaktojnë ndotje akustike) edhe pse aktivitete të tilla shkaktojnë ndotje akustike. Pak ditë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj kërkoi që lejet mjedisore të kategorisë C të kalonin në kompetencën e bashkive.

Ndërkohë që sot ministri i Turizmit, i ka kthyer përgjigje në mënyrë indirekte. Klosi tha se ndotësit e vërtetë të mjedisit nuk janë bizneset e vogla, që janë poshtë pallateve. Ministri Klosi theksoi se heqja e lejeve mjedisore të tipit C për të paktën 53 kategori biznesesh të vogla do të lehtësojë rreth 6300 biznese.

Ka ardhur pika e vlimit dhe ne duhet të ndryshojmë. Nuk është leja mjedisore ajo që lejon një furrë bukë apo një klub. Këto biznese ndikojnë në mjedis por në lagje dhe një pallat. Ka nivel të ulët shkarkimesh në ajër, ujë dhe tokë. Gjenerojnë mbetje të riciklueshme. Duam të heqim kategorinë e lejeve C. Numri kaq shumë i madh i lejeve të Tipit C është kthyer në një mani edhe për strukturat tona monitoruese, të cilat e kanë shumë të thjeshtë të kontrollojnë një furrë buke se sa ndotësit e vërtetë.

Kjo për arsye edhe të mos profesionalizmit të strukturave tona. Ne e kemi shpalosur tashmë nismën tonë, për sa i përket heqjes përfundimtare të lejes së Tipit C , edhe reduktimin jo pak, por 53 grupimesh biznesi të cilat nuk kanë pse të pajisen me leje mjedisore. Është një reformë e thellë, shpëtojnë rreth 6200 biznese nga ky raport i vështirë me shtetin ndërsa ndotësit e mëdhenj siç janë pikat e skrapit tashmë lejen mjedisore do ta marrin online. Shkeljet mjedisore do t’i kalojnë ministrisë së rendit" tha ai. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kërkoi pak ditë më parë decentralizimin e lejeve mjedisore të bashkive. Duke folur në mbledhjen e Këshillit konsultativ të qeverisjes qendrore dhe vendore pas tërmetit, Veliaj theksoi se ka ardhur koha që të ndryshojë edhe vendimmarrja. ''Këto inspektoratet mjedisore janë 100% të korruptuara dhe duhen shkrirë'' tha ai.

Fjala e plotë e ministrit Klosi
Pas një periudhe 2 vjecare që ne kemi lancuar aksionin tonë “Clean and Green 2020” jemi tashmë në kohë që të shpallim një platformë të plotë që ka të bëjë me reformimin institucional në radhë të parë por duke kuptuar edhe situatën në të cilën ndodhet realiteti mjedisor në vendin tonë. E kemi parë gjatë gjithë kësaj periudhe që ka qenë një nga problematikat më të mëdha në sistemin tonë,  problematikat e biznesit të vogël i cili është detyruar që me një vendimmarrje të vitit 2014 -2015 që të pajiset me leje mjedisore të tipit C, por mbase kur ligjvënësi e ka menduar se ishte e nevojshme për një leje të tillë tashmë pas 5 vitesh që ky është në raporti ndërmjet administratës publike dhe biznesit të vogël, kuptojmë edhe kemi të gjitha arsyet për të menduar që nga një kërkesë në ligj për të krijuar një raport edhe me ndotjen e vogël dhe për të kapur cdo problematikë në realitetin e mjedisit shqiptar ësthë kthyer në një barrë të rëndë për biznesin tonë dhe fatkeqësisht pas një kuadri të plotë derregulimi përsa i përket raportit të biznesit me licencat  e lejet që jep shteti e gjithë tipet e funksionimit të legjislacioneve  përsa i përket biznesit,  leja mjedisore nga leje që ka të bëjë me kufizim.

Pra ka të bëjë me atë cfarë nuk duhet të bëjnë  bizneset e tyre në aktivitetin e tyre për të dëmtuar mjedisin e përbashkët u shndërrua  në leje që lejon apo nuk lejon të bëhet biznes . Në këtë moment mendoj që ka ardhur pika e vlimit dhe ne duhet ta bëjmë këtë reformë me forcë. Pra leja mjedisore nuk mund të jetë një leje që e lejon apo s e lejon  këtë biznes që të jetë pranë kësaj ministrie, apo tjetërkund. Nuk është leja mjedisore ajo që lejon një furrë buke apo një klub që bën muzikë. dhe në këtë kuadër duke qenë se ka arritur në këtë pikë vlimi, ky raport unë mendoj se ka ardhur koha që ta diskutojmë qartë dhe ne të reduktojmë lejen e tipit C për ato aktivitete që kanë funksion dhënien e shërbimit, me ato aktivitete të cilat janë në funksion të prodhimit apo të përpunimit por që s’kanë ndikim fare në mjedis, pra nuk ndikojnë në mjedisin e përbashkët , por ndikojnë në realitetin e një lagjeje apo dy pallateve përsa i përket raportit me qytetarët, a duhet apo nuk duhet që të ketë një lavazh poshtë një pallati,  por që s’ka të bëjë fare me mjedisin apo me ndikimin në mjedis që ne kemi edhe direktivën e BE-së, kanë nivel të ulët apo gati të papërfillshëm shkarkimet në ajër ujë dhe tokë gjenerojnë mbetje lehtësisht të menaxhueshme ku përfshihen mbetje të gjenerueshme apo urbane dhe kanë një konsum të ulët energjie. Pra ne duam të heqim të gjithë kategorinë e lejeve C pasi mendojmë që është bërë tashmë jo vetëm një sistem  i pamenaxhuar që ka krijuar një raport të vështirë ndërmjet biznesit të vogël dhe komunitetit, ka krijuar një raport i cili me pa të drejtë i është kaluar mjedisit apo mbrojtjes së mjedisit.

Nëse një furrë buke në bazë të opinionit të komunitetit të lagjes nuk duhet të jetë dhe tubi i furrës nuk ka pse lëshon gazra për të gjithë pallatin, dhe kur  pallati nuk është dakord nuk ka pse të jetë ai biznes por jo t’i shkojë mjedisi. Nuk ka pse të ketë një leje të tipit C për një klub nate. Në qoftë se pushteti lokal vendos që ai klub nate të mos funksionojë dhe komuniteti  është kundër nuk kanë pse nxjerrin lejen e mjedisit si argumentin pse ekziston një mjedis në cfarëdolloj zone të banuar të këtij qytetit apo cdo qyteti tjetër. Nuk kemi pse e fusim këtë bisedë në 6300 subjekte të cilat nuk ndikojnë pothuajse fare në mjedis, nuk ndikojnë fare në atë cfarë është ndërtuar në lejet mjedisore, nuk ndikojnë fare në raportin me biodiversitetin , me ajrin, me ujin me tokën.

Prandaj unë e di që ka një debat edhe për këtë situatë por them që ne si komunitet I mjedisit duhet të shkëputemi me urgjencë me lejet e tipit C dhe po ashtu është fakt dhe këtë duhet ta pranojmë unë i pari kokulur, besoj të gjithë administratorët publikë në raport me mjedisin që numri kaq I madh I lejeve të tipit C është kthyer në një magnet edhe për strukturat tona monitoruese dhe  kontrolluese të cilat e kanë shumë më thjeshtë të shkojnë të gjëmojnë lejen e një lokali që bën muzikë apo të një furre buke apo një lavazhi dhe të merren me atë lavazhierin nësa ka leje apo nuk ka leje  dhe të harrojnë të merren me ndotësit e vërtetë me ndotësit që marrin leje të tipit B apo A për arsye dhe të mosprofesionalizimit të strukturave të cilat u fokusuan shumë më tepër në jetën komunitare. Ne e kemi shpallur tashmë nismën tonë , e kemi publikuar mendimin e institucioneve të mjedisit përsa i përket heqjes përfundimtare të lejes së tipit C dhe reduktimit të jo pak por 53 grupime biznesi të cilat nuk kanë pse të kenë më fare leje mjedisore.

Ne kërkojmë që të hiqen fare lejet mjedisore të tipit C për furrat e prodhimit të bukës, për gatimin dhe tregtimin e produkteve ushqimore të gatshme e gjysmë të gatshme, magazinimi frigoriferik I prodhimeve ushqimore të ambalazhuara , depo farmaceutike, larje dhe pastrim mjetesh motorike të niveleve të uleta, vendet e tregtimit të kafshëve , furnizmin në karburant I makinave në stacione furnizimi, furnizmim me mbushje gazi, për përdoruesit e vegjël, dhe po ashtu të kemi një reduktim të një sërë grupesh të tjera që trajtohen me leje të tipit B por që në nivele më të ulëta janë trajtuar me leje të tipit C. Pra është një reformë e thellë, shpëtojnë 6300  nga ky raport i vështirë me shtetin , natyrisht krijohet përsëri një debat përsa i përket disa elementëve mbase jo mjedisore por të realitetit  për këto binzese të vogla, por këto duhet të jenë pjesë të lejes së ndërtimit, të shfrytëzimit të aktivitetit , raportit me ligjet përkatëse që kanë të bëjnë me fushën e veprimtarisë së këtyre aktiviteteve që nuk janë drejtpërdrejtë veprimtari që kanë të bëjnë me lejen mjedisore.

E dyta gjë që dua të ndaj me ju sot është një diskutim I hapur publik, që ne kemi me reformimin e institucioneve tona . E filluam nga vetja reformimin duke u rikthyer në një stabilitet të prishur ndërmjet inspektoriatit dhe AKM, inspektoriati i mjedisit nga korriku 2019 e ka humbur funksionin e tij ligjor, funksionet e inpsketoriatit janë shpërndarë nëpër instituionet ligjzbatuese  të fushës  së përgjegjësisë, pra ajo cka ka të bëjë me monitorimin e lejes mjedisore të tipit A dhe B I kalon AKM-së për të qenë të monitoruar të vlerësuar dhe për të verifikuar ashtu sic duhet ndikimin që ka një mjedis bizneset në kuadër të informacioneve që ka AKM, monitorimit që bën, evidentimin në  terren të problematikave që ka dhe të gjithë policimin në terren, pra raportin me shkeljet mjedisore në terren t’ia kalojmë organeve civile të rendit por ama edhe me hyrjen në fuqi të kodit penal, shkelja mjedisore është shkelje penale. Veprimi kundër një sërë aspektesh në kuadër të mjedisit janë  vepra penale që do të duhet të gjykohen nga organet që I kapin në flagrancë, që janë në terren, ngapolicimi në terren dhe padyshim nga policimi lokal i policive bashkiake të cilët kur e shikojnë një biznes nuk kanë pse apo qoftë edhe veten e tyre bashkinë iks që hedh mbetjet vend pa vend, presin të vijë inspektori I mjedisit që ta gjobise. Jo ajo, është një krim si cdo krim tjetër ; si njëri që vjedh një bankë, si ai që pret një pemë e hedh mbetjet urbane bëjnë shkelje ligjore dhe duhet të penalizohen. Ndërkohë që inspektoriat I mjedisit ka të bëjë me lejen mjedisore në një aktivitet dhe nuk është  një cifte që del në cdo cep dhe godet cdo biznes  që mendojnë se I ka ardhur radha. Kjo ëshë reforma që duam të bëjmë brenda vetes sonë.

Diskutimi i tretë meqë jemi me ju menaxhuesit të mjedisit është raporti me paraqitjen e VNM-ve online. Kemi paraqitur  në Këshillin e Ministrave vendimin për miratim që nga 1 dhjetori 2019 aplikimet e VNM-ve do të jenë të githa online pra raporti me lejet mjedisore online, nuk do të ketë një kontakt me dorëzimin e dokumentave me zyrat e shtetit . Deri në 1 mars kemi menduar që të jenë të përbashkëta për të krijuar ekspertizën e nevojshme që të raportoni ashtu sic duhet në sistemin online.Nga 1 mars 2020 nuk do të ketë asnjë letër për tu dorëzuar në zyrat e shtetit por me një ndryshim të madh, jo online I gjithë materiali që ju paraqisni por  me kriter. Për cdo grup që ne kemi menduar që janë ndotës më të mëdhenj apo futen në kategori të caktuara të ketë kritere dhe vlerësim që nga sistemi I pranimit të dokumentave . Pra nëse është debat I madh për pikat e grumbullimit të skrapit dhe unë e pranoj që është një gangrenë e krijuar në 30 vjet në sistemin mjedisor. Ka leje C nuk ka ;leje C, ia hoqëm lejen e tipit C. Tani ato duhet të largohen nga qyteti por kush është kriteri që I largon ata nga qyteti. Për këtë kemi bërë një VKM që thoë që pot ë jetë zonë e banuar, ku jeton komuniteti që nuk pranon të ketë një pikë brenda qytetit është vetë kriteri që e përjashton. Nuk ka nevojë që të shkojë në zyrat e AKM dhe të negociojë. Është kriter,  e perjashton!

Nëse pikat e grumbullimit të mbetjeve janë 100 metra nga lumenjtë ato nuk mund të jenë pika legale se vetë kriteri e përjashtondhe nuk mund të jetë pjesë e negocimit . Ky është problemi që cdo gjë është bërë negocim dhe ne duam të ikim nga negocimi të jemi online dhe ta përjashtojmë që nga aplikimi, një kërkesë e cila bie në kundërshti me një sërë vendimesh  që ne kemi marrë me ndotësit e mëdhenj sic ka të bëjë me guroret, pikat e skrapit, pikat që trajtojnë lëkurën, sic do të vazhdojmë të bëjmë për sa ma shumë të jetë e mundur se cfarë duhet të bëjmë për të reduktuar sa më shumë raportin e adminitratorit public me mjedisorin. Kam dy vjet në këtë ministri dhe ndihem shumë krenar që pas dy vjetësh edhe pse ju e dini sesa debat ka pasur asnjë leje nuk është dhënë për ndërtim HEC në zona të mbrojtura . A mjafton kjo që të jetë një vendimarrje ministrore, drejtorësh apo politike? Nuk është kështu. Duhet të jetë kriter! Pra them që janë disa masa shumë të rëndësishme që transformojnë krejtësisht raportin e shtetit me përdoruesit e mjedisit.

Ajo me të cilën dua ta mbyll është vendimmarrja drastike që ne kemi për kufizimin e qeseve plastike ne vendin tonë jemi përpjekur me vendimin e vjetër të qeverisë për të reduktuar përdorimin e qeseve plastike të pabiodegradueshme. Është bërë një punë e shkëlqyer ku pothuajse të gjithë prodhuesit edhe në bazë të një sërë kontrollesh të vazhdueshme janë frenuar në prodhimin  e qeseve plastike të pabiodegraduesme.Është bërë një punë shumë eirë ng agjithë sistemet e supermerkatave qendrore për mos dhenë më qese falas dhe kjo e ka në masën mbi 50% përdorimin e qeseve plastike plastike të pabiodegraduesme, por është realitet që përsëri në territorin rural qeset janë të gjitha në realitet dhe ka përsëri kudo qese plastike pasi shoqëria jonë me sa duket akoma nuk ka arritur të absorbojë atë që evropa po flet për qeset plastike , jane elementë që dëmtojnë dpd shëndetin enjeriut dhe janë elementi që na bën më shumë pis se cdo gjë tjetër. Kudo qese. Ka ardhur koha që ne të bëjmë një veprim më drastik dhe të kërkojmë që nga 1 qershori ditën që e kemi festuar si ditë që i takon të ardhmes, ne të jemi vendi I parë në Europë pa qese plastike. Kemi përgatitur një ndërhyrje të ligjit përkatës në trajtimin e mbetjeve që i trajton mbetjet që vijnë nëpërmjet qeseve si elemente të rrezikshme për jetën e komunitetit dhe në këto kushte kemi kërkuar që me fillimin e vitit  të bllokohet prodhimi importimi dhe tregtimi  i qeseve plastike dhe 1 qershori ta gjejë Shqipërinë pa qese plastike,

Mbi mjedisin ka shumë më tepër kritika se sa vite më parë, por në fund të fundit kjo është e mira ime, kjo është ajo për të cilën ne administratorët publikë ndihemi më mirë se para dy vjetësh as që bëhej fjalë që të flitej për këto gjëra, ndërsa sot shkojnë deri aty sa shkruajnë portalet që po bie mazhoranca për mjedisin. Dhe kjo është një gjë e madhe për një vend si Shqipëria. nëse para dy vitesh ju kërkoja juve publikisht , ju lutesha sit ë bëjmë një filozofi për të mos lejuar këto ndërtimet e HEC-eve vend e pa vend nga pikëpamja mjedisore,  të gjithë ishit skeptikë. Sot është vetë komuniteti që nuk të lejon të bësh HEC.

Vertet ka protesta për mjedisin, por kjo është proteste që mua më ngroh. është e vërtetë që para dy vjetësh zhurmat ishin kudo , u frenuan zhurmat nga 10-11 për sezonin turistik por sa mirë që njerëzit ankoheshin ndhe na bëjnë me faj që nuk po gjejmë një mënyrë sit ë kufizohen zhurmat , sa mirë që na bëjnë me faj që akoma nuk arrijmë të bjëmë dhe këtu bëj përsëri një thirrrje publike për të bërë një vendimmarje të plotë që pse një HEC dëmton mjedisin. përsëri po ju lutem të vazhdojmë të punojjmë që mjedisi të mbrohet që mjedisi të kthehet në një kryefjalë të bisedës për një Shqipëri të pastër dhe të gjelbëruar dhe të mjedisi të mos jetë e keqja  por të jetë e mira.

Prandaj po e mbyll me atë që thashë: leja mjedisore nuk është një leje që lejon zhvillim , është një leje që të kufizon raportin me mjedisin, me dëmtimin emjedisit  dhe nuk mund të kthehemi në frenues por në zhvillues. Duke vazhduar edhe me vlerësimin e lejes së tipit B por për të qenë gjithmonë e më shumë të vëmendeshëm që kur japim një leje do ta monitorojmë dhe kur ka që dëmtojnë mjedisin të penalizohen. Ndotësit duhet të paguajnë, duhet përgjigjen para gjobës, para vendimmarrjes së institucioneve ligjore, ndotësit duhet përgjigjen para kodit penal që i dënon ata penalisht.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave