Debati për makinën/ Rama: Nuk është e blinduar, ma solli vëllai, e përdor nga 2009, e certifikuar nga garda

Debati për makinën/ Rama: Nuk është e blinduar, ma solli vëllai, e përdor nga 2009, e certifikuar nga garda

Fuoristrada tip 'Lincoln' e kryeministrit Edi Rama për të cilën PD-ja thotë se është e blinduar

TIRANE-Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme i ka dhënë përgjigje opozitës në lidhje me makinën "Lincoln" me të cilën u largua pas momentit që Vladimir Gjuta u kap pranë selisë së PS-së me një pistoletë me fishekë në gojë dhe i maskuar me kapele, tre ditë më parë. Pas ngjarjes, Partia Demokratike deklaroi se makina me të cilën kryeministri u largua 'është e blinduar dhe në pronësi të vëllait të kryeministrit, Olsi Ramës'. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ngriti pyetjen se përse makina e vëllait të kryeministrit nuk verifikohet dhe bllokohet nga Operacioni Forca e Ligjit. Por kryeministri Edi Rama u shpreh sonte se makina nuk është e blinduar, e përdor që nga viti 2009 kur ia ka sjellë vëllai, dhe se është e certifikuar nga Garda e Republikës si e sigurt.  

"Makina nuk është e blinduar. Shkoni dhe shikoni. Makina është qysh në vitin 2009 kur unë kam qenë në opozitë. Ma ka sjellë im vëllai kur kam qenë në opozitë, ashtu sikundër makina që unë përdor si kryeministër nuk është e blinduar. Unë përdor atë makinë se nuk kam dashur ti kushtoj para. Nuk di të jap makinës. Unë nuk kam asnjë makinë të blerë si kryeministër, makina është që në vitin 2009 dhe makina që thonë se është 'Benz'-i i ri me raketa brenda, është me qira e dhënë nga servisi.

Ka dalë një lajm që kam blerë makinë të re qindra mijëra euro. Në fakt kam çuar një makinë në servis dhe kam marrë me qira një makinë nga servisi. Përdor atë makinë se nuk kam dashur t’i kushtoj para, dhe i them këto duke përfituar nga audienca që është e mbushur me gënjeshtra, që me këtë rast ta mësojnë të gjithë që unë s’kam asnjë makinë të blerë si Kryeministër. Makina që thonë që është Benz i ri është me qira në përdorim siç e jep servisi kur dorëzon një makinë tjetër.

Deklarata e opozitës janë të një partie që nuk kanë qëllim të ndajnë me popullin të vërtetën. Pse ky është një vend i varfër, unë e fillova nga fakti që me protokoll kryeministrat lëvizin me avionin e shteti. Unë e kam bërë këtë zgjedhje. Unë Biznesin e përdor vetëm kur shkoj në Amerikë, sepse nëse rri në ekonomik nga udhëtimi i gjatë unë dal si pikëpyetje sepse kam një problem shëndetësor. Në raste urgjente kemi marrë dhe charter. 

Makinën e certifikoi garda si të sigurt dhe unë e përdor, kam lëvizur në të gjithë Shqipërinë nga 2009 dhe me atë fituam"tha Edi Rama në Opinion, ndërsa gazetarët që ishin në studio konfirmuan se "e kanë verifikuar makinën me të cilën kryeministri shkoi mbrëmjen e sotme në emision dhe nuk është e blinduar". Gjithashtu kryeministri tha se nuk beson se do i bënin atentat ditën që Vladimir Gjuta u kap me armë. "Atentatet i krijoni ju" u tha ai gazetarëve në studio.

1581625614_edirama.jpg

 

Fuoristrada tip 'Lincoln' e kryeministrit Edi Rama me te cilen u largua diten e hene nga selia e PS-se

 

 

Makina me të cilën Edi Rama shkoi sonte në emision, për të cilën PD-ja thotë se është e blinduar

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Rama: Nga sot gjyqtarët mund të arrestohen nëse japin vendime skandaloze

Kryeministri Edi Rama komentoi edhe ligjin e ri që u miratua dje në Kuvend për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që mund të pezullohen për tre ditë (lexo këtu). Rama u shpreh se me ligjin e ri, gjyqtarët e korruptuara dhe të lidhur me krimin mund të arrestohen. “Këta kanë dalë nga zinxhirët, janë një bandë. Këta gjyqtarë dhe prokurorë thonë që nuk e kalojnë Vettingun, se nuk ka asnjë shans, ndaj dhe thonë të kapim, ç’të kapim. Meqë qenka kështu, ata nuk mund të kapin ç’të kapin, pasi të fillon hetimi nga ILD dhe shkon direkt përpara gjyqit si gjyqtar apo prokuror i akuzuar për t’u dënuar me burg, sepse ke bashkëpunuar me krimin. 100% arrestohet, nëse jep vendime skandaloze, siç ishte ai i gjyqtares që liroi atë.

Me këtë ne kemi arritur t’iu japim mesazhin gjyqtarëve e prokurorëve “Mos guxoni të bënim më veprime të tilla”. Deri dje kjo nuk bëhej dot, ishte e pamundur. Sot ka një emergjencë për ta çuar luftën kundër krimit në ekstrem. Ligji special nuk merret me asgjë tjetër, përveçse me një gjë: je dënuar, sepse ke vrarë, ke shfrytëzuar vajza, ke trafikuar drogë. E ke kryer apo je duke e kryer dënimin, s’ka rëndësi. Jo ne, po ti, jo shteti, po ti, do provosh që pasuria është burim i punës dhe jo i aktivitetit kriminal. Këtë gjë ka bërë edhe Italia, kur ka shkatërruar mafien. Ne e kemi një ligj ‘anti-mafia’, që është më i egër se ky, por me kë të funksiononte ai, me KÇK. Kjo është shpallja më ekstreme e luftës ndaj krimit të organizuar” tha kryeministri.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dyshuesi: 15/02/2020 15:51

    Sikur te ishte e vertete....

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 14/02/2020 11:23

    Ajo makine eshte per nje arsye te thjeshte. Edi Rama eshte trup I gjate dhe ka probleme me hernian sikurse te gjithe lojtaret me trup te gjate. Doktori rekomandon ketu ne Los Angeles per njerez te tille qe te perdorin makina SUV qe ndihmojne me hapesiren e madhe qe kane keto kategori njerezish.

    Përgjigju
  • PAPËRGJEGJSHMËRI: 14/02/2020 09:03

    Shikoni se sa posht ka rën partia e leshit pd kjo parti vetëm gënjen e as skuqet e as zverdhet. Po kta paskan qen monstra të lera si skan turp çfar do thon tani çfar do jusgifikohen sa parti leshi. Po a mundet populli ti besoj ksaj lloi partie . Po zateni shikoni kush është kryetari saj lyli hajdut kriminel INJORANT PA SHKOLL 7×7=42 SKA NEVOJ MË PËR KOMENT.

    Përgjigju
  • Vellai: 14/02/2020 02:48

    E kupton sa keq je katandisur apo jo!?

    Përgjigju
  • Beni: 13/02/2020 22:20

    Kriminelet e pd nuk thone qe ca kerkonte aty me leket dhe armen gati,po thone ku e gjeti makinen Rama

    Përgjigju
  • shoku: 13/02/2020 22:10

    Makina eshte e Tan Lepurit e mbani mend 20%.

    Përgjigju
  • vali: 13/02/2020 21:44

    ahaha ca shteti . ca mediash . si mund t merret serjozisht atentati nga lad gjuta -^- edi rames. sa karralloj ka shqiperia si mund ti merrni serjozisht

    Përgjigju
  • karidi: 13/02/2020 21:31

    po vllai ku e gjeti?

    Përgjigju
    • OooooVl: 14/02/2020 00:01

      Ne te sateme e gjeti.... popull pa pik vizioni... merruni me rrotat tani .. se eshte me goma mishi ... haha

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona