Me rreth 180 mijë euro dhe me armë pranë selisë së PS-së, burg për Vladimir Gjutën: S'doja të vrisja Ramën, kam simpati për të siç kam për George Bush

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Vladimir Gjutën, i arrestuar tre ditë më parë pranë selisë rozë, me rreth 180 mijë euro me vete dhe me një pistoletë me fishekë në gojë. Avokati i Gjutës, Naim Gjuta në përfundim të seancës gjyqësore, me dyer të mbyllura tha se klienti i tij nuk kishte për qëllim që t’i bënte atentat kryeministrit Edi Rama, por po thyente disa para të cilat i duheshin për të hapur një biznes në Shqipëri. Sa i përket shumës së madhe të lekëve që iu gjetën në çantën "Gucci", avokati tha se i ka fituar me punën në Angli.

“S’ka lidhje t’i bënte atentat kryeministrit. Paratë i donte për t’i thyer sepse do hapte biznes me mallra amerikane. Lekët i ka fituar nga puna në Angli. Do ta ankimojmë masën e sigurisë dhe hetimet do të zbardhin të vërtetën”, tha avokati Naim Gjuta.

Ndërsa gjatë pyetjes në polici, Gjuta ka deklaruar se nuk kishte qëllim që të kryente atentat ndaj kryeministrit, pasi ka simpati për Ramën, por dhe Berishën si politikanë, siç ka edhe për ish- presidentin amerikan, George Bush. Këtë deklarim Gjuta e ka thënë edhe gjatë seancës gjyqësore zhvilluar me dyer të mbyllura në dhomën penale nga gjyqtari Kastriot Gramshi.

Gjuta u arrestua 10 minuta para se të niste mbledhja e kryesisë së PS, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ishin efektivët e Gardës së policisë, që arrestuan jashtë selisë së PS-së Vladimir Gjutën me një pistoletë me fishekë në gojë, një dorezë metalike dhe rreth 180 mijë euro me vete në një çantë firmato "Gucci"; më saktësisht 121.100 euro, 27.500 dollarë amerikanë, 22.970 paund anglez dhe 664.500 lekë të reja. Po gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë sekuestruan edhe një automjet të blinduar autoveturë Audi A8, me të cilën qarkullonte.  Ai akuzohet për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjuta është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi më parë ka qenë arrestuar si i akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri më 10 shkurt 2015, por që në përfundim të hetimeve u lirua, pasi akuzat nuk u provuan. Vladimir Gjuta kishte kërcënuar ish-ministrin me një mesazh në numrin e tij personal. “Lëre të qetë familjen Gjuta, ndryshe do të kesh pasoja”, shkruhej në mesazhin pas të cilit Tahiri u mor në mbrojtje nga forcat RENEA.

Ndërsa disa kohë më pas, Gjuta u arrestua për dhunë ndaj babait të tij, duke thyer edhe masën e "arrestit shtëpiak", por u lirua sepse familjarët nuk ngritën kallëzim penal. Vetëm një muaj më parë, pas një sherri i theu dhëmbët kushëririt të tij me çekiç dhe duke i lënë të dëmtuar njërin nga sytë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilda bejleri: 13/02/2020 16:17

    I marshi te keqen per malok ju ktij kingut, E qit lali vet ket qe neser Ciao inatcinjte e mutit

    Përgjigju
  • Arifi: 13/02/2020 14:42

    Malok eshte nuk i dihet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve të pasagjerëve Durrës - Bari

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve të pasagjerëve Durrës - Bari