Fëmijët në kopshtet dhe çerdhet e vendit nuk do te ushqehen me si me pare. Qe prej javës se kaluar një vendim i ri, ka bere qe menuja ushqimore për ta te ndryshoje. Tashme të vegjëlve do t’u duhet te mësohen me gatime te reja qe nuk ishin mësuar me pare. Ky vendim i cili është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë sapo ka marre jete ne çerdhet dhe kopshtet në Tiranë e më tej do të vazhdojë të zbatohet në të gjithë vendin. Report Tv nëpërmjet një interviste me dietologen Blerina Bombaj, ka zbuluar arsyet e ketij ndryshimi dhe përmbajtjen e menuse se re.

Ndryshimi ka ardhur padiskutim sepse menute e meparshme kane pasur mungesa te medha dhe kane pasur nje devijim flagrant per sa i perket rekomandimeve nderkombetare te femijeve ne moshat perkatese. Kjo erdhi si një nismë e vetë drejtuesve të kopshteve dhë çerdheve të cilët kanë parë nga afër mungesat dhe problematikat kryesore të ushqimit ekzistues dhe me mbështetjen dhe përkrahjen e Ministrisë së shëndetësisë janë drejtuar tek unë për të marrë një menu sipas rekomandimeve ndërkombëtare në mënyrë që të mbulohet mirëushqyerja dhe të përcillen zakonet e shëndetshme në moshat e vogla. Kjo menu konsiston në vendosjen e sheqernave komplekse, fibrave.

Në heqjen e sheqerit të thjeshtë që ishte me shumicë dhe në vendosjen e frutave në vend të ëmbëlsirave që ishin një përzierje mielli me sheqerin. Në heqjen e gjalpit i cili në pjesën më të madhe ka qenë një yndyrë jocilësore e tipit margarinë apo vaj palme dhe vendosjen e vajit të ullirit të një cilësie shumë të mirë. Në vendosjen e perimeve stinore, në vendosjen e larmisë në ushqim. Jo vetëm supë me oriz, patate dhe karrotë, por supë me bizele, me karrota, me kungull. Vendosjen e legumeve, vendosjen e thjerrëzave , vendosjen e erëzave që fëmijët të njohin shijet si : majdanozi, borziloku, selinoja, qepa. Në vendosjen e ushqimeve më të shëndetshmë si brokoli, lulelakra dhe gjithë familja kryqëzore.

Në vendosjen e proteinave cilësore të cilat vijnë nga një mish i një cilësie të mirë , nga mish ii viçit dhe nga mishi i pulës . në vendosjen e vezës, në vendosjen e qumështit, në vendosjen e bukës së thekrës. Jemi munduar që të përcjellim tek këta fëmijë zakonet më të mira që do të ndërtojnë themele të forta të shëndetit të tyre në të ardhmen. Për vajin, vëzën, mishin, bukën, qumështin dhe kosin, që janë produktet bazë, dhe cilësia e tyre është shumë e rëndësishme, ne kemi mundësuar që ato të blihen me çmimin e lartë në treg, jo me çmimin më të ulët”
, informon dietologja.

Dietologia Blerina Bombaj e cila eshte edhe hartuesja e menuse se re i ben thirrje te gjithe prinderve qe te jene me te duruar me femijet e tyre, pasi kjo menu ka per qellim ti mesoje atyre zakone te mira te te ushqyeri, si dhe te kujdeset per shendetin e tyre.

“U bëj thirrje edhe prindërve të mos stresohen sepse nëse në këtë moment prindërit tensionohen dhe thonë : “ E ku e ha fëmija im këtë?”, atëherë si pretendojmë ne që fëmija të edukohet vërtetë ashtu si duam ne. Prindërit duhet të jenë shumë të qetë që përderisa fëmijëve iu serviret ushqimi që duhet, e hanë apo se hanë kjo është çështje kohe. Për mua dop të ishte shumë më shqetësuese që fëmijëve iu serviret një ushqim i papërshtatshëm për tad he nuk do mjaftohesha me faktin që hëngri. Ne nuk duhet të mjaftohemi me faktin që fëmija ha, ne duhet të shqetësohemi për atë çfarë ha fëmija”, shprehet Bombaj.

Pas dietologes kamera jone trokiti ne dyert e QEZHEF. Drejtoresha e kesaj qendre Zhaneta Beqiri na tregoi pikenisjen e ketij ndryshimi dhe te mirat qe ai do te sjelle sipas saj.

“Indiciet e prindërve kanë qenë të shumta . në momentin që ne e vlerësojmë maksimalisht dhe i kemi partnerët tanë më të rëndësishëm në këtë lloj shërbimi, kemi marrë të gjitha masat për të reflektuar këto ndryshime. Gjatë hartimit të menusë janë mbajtur në konsideratë udhëzimet tona kombëtare për ushqyerje të shëndetshme dhe rekomandimet e OBSH. Menuja që sot po implementohet në gjykimin tonë, është një menu më e shëndetshme, më cilësore dhe me larmishmëri ingredientësh ushqimorë.

Opinionet përgëzuese kanë qenë të shumta, ashtu siç ka patur edhe ndonjë opinion skeptic nga prindërit. Kjo vjen sepse menuja është risi . që kjo risi të marrë rrugë dhe të duket që është risia më e duhur dhe më e vlefshme është një proces që do pak kohë. U them prindërve që momenti që është duke u implementuar një menu e re është i ngjashëm me atë kur fëmija vjen në çerdhe apo kopësht për herë të parë, që duan pak kohë përshtatjeje”
, thotë Beqiri.

Drejtoresha na siguroi për cilësinë e ushqimeve qe do te konsumohen dhe ftoi të gjithë prindërit te bëhen pjese e ketij procesi kaq te rëndësishëm ne shëndetin e fëmijëve te tyre.

“Në momentin që ne tenderojmë produktet ushqimore, i referohemi standardit shtetëror të ushqimit, që do të thotë që produktet që vijnë në institucion, të jenë produkte konform të gjitha këtyre specifikimeve dhe që ne të bindemi që këto produkte janë atë cilësiqë duhet ,shoqërohen me një fletë analizash mikrobiologjike dhe fiziko kimike. Pavarësisht se këto vijnë me fletë analize të shoqëruar, apo me raport veterinar, ne në momentin që konstatojmë me metodën tonë organoliptike që shija, freskia cilësia nuk janë të atyre parametrave që ka produkti i drejtohemi edhe një herë autoriteteve kopetente për bërjen e analizave. Do iu isha shumë mirënjohëse prindërve që të ishin prezent në kuzhinat e çerdheve apo kopshteve për të kuptuar cilësinë e produkteve që vijnë në çerdhe dhe kopshte dhe do isha falenderuese nëse do monitoronin edhe vaktet që ne sevirim, shprehet drejtoresha e QEZHEF.

Nga zyrat e QEZHEF ne u drejtuam ne çerdhen nr. 1 të Tiranës. Aty edukatorja na tregoi se çfarë përmbante vakti i drekës. “Sot fëmijët kishin malarona me kimë dhe pure me patate , me karrota, me zarzavate”, thotë edukatorja.

Mes femijeve te vegjel qe ndihmoheshin per tu ushqyer, mjekja Vojsava Karafili shpjegoi se si ajo dhe 1 grup tjeter mjekesh kujdeseshin qe keta vogelushe te merrnin ushqimet e percaktuara dhe me cilesine e duhur. 

“Duhet theksuar se kjo menu ka si risi futjen e produkteve bimore sic janë thjerrëzat dhe qiqrat. Kemi edhe produkte të tjera bimore si selinoja apo edhe erëzat e freskëta. Janë future gjithashtu edhe fibrat dhe kosi. Mendoj se futja e kësaj menuje do të ndikojë shëndetshëm në organizmin e gjithë fëmijëve në kopshte dhe çerdhe.

Kemi ngritur grupe pune të organizuar, kemi grupe që dalin në terre, është një grup që kontrollon cilësinë e ushqimit, i përbërë nga mereceologë dhe ekspertë. Në momentin e ardhjes së produkteve ne jemi prezentë dhe kur shikojmë që cilësia është ajo që kërkojmë atherë e transportojmë në çerdhe dhe kopshte. Mendoj se futja e kësaj menuje do të ndikojë në shëndetin e të gjithë fëmijëve në çerdhe dhe kopshte
”, thotë mjekja. 

Pas vaktit te drekës, disa prej te vegjëlve u kishin ardhur prindërit. Nje prej tyre na tregoi si iu duk menuja e re dhe si kishte reaguar fëmija i saj. “Menuja e re më duket më e mirë se menuja e parë, jo se ajo që ka qenë nuk ka qenë e mirë, por kjo më duket më e pasur, më pëlqen sepse fakti që ka vaj ulliri, është larguar përdorimi i gjalpit dhe sheqernave. Përdorimi i trahanasë dhe fibrave është e shëndetshme”, shprehet një nga prindërit. 

Duke qene se fëmijët janë gjëja më shtrenjtë në botë, dhe dhurata me e çmuar për një popull, shëndeti i tyre është me i rëndësishmi e ushqimi padiskutim qe është një prej faktorëve qe ndikon me se shumti. Pikërisht për këto arsye ka patur edhe reagime kundër kësaj menuje, nga prindër që ankohen se fëmijët e tyre vijnë në shtëpi të pangopur. Tashme vetëm pak dite pas nisjes se menuse se re ne na ngelet vetëm te presim e te shikojmë rezultatet e saj. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com