Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka pritur në një takim një grup prej 15 gazetarësh nga vendet e Bashkimit Europian, në kuadër të interesit të shfaqur për ecurinë e procesit të reformës në sistemin e drejtësisë në vendin tonë.
 
Ministri Vasili vlerësoi se tashmë pas miratimit të kësaj pakete është momenti i duhur që të gjithë të japim prova të dukshme dhe transparente se ligjet e miratuara dhe Kushtetuta do të respektohen duke nënkuptuar mosdakordësinë e tij për bordin e ONM që do të monitorojë Vettingun.
 
Më herët, ministrti Vasili ka shprehur shqetësimin për rolin e këtij bordi, pasi sipas tij fryma e Kushtetutës përcakton vetëm ardhjen e vëzhguesve ndërkombëtarë me eksperiencë për të monitoruar procesin e vettingut.
 
Ministri Vasili gjithashtu disa ditë më parë ka theksuar se ky bord duhet të vazhdojë punën e tij vetëm pasi të bihet dakord mes palëve për rolin e tij.



dy.b/shqiptarja.com