Debati për 'Zgjedhoren', Basha 'përplaset' me gazetarin: PD marrëdhënie 100% të shëndosha me ndërkombëtarët! Kam takuar një nga ambasadorët më të rëndësishëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar sërish deklaratat e ambasadës së SHBA dhe BE, të cilat mohuan ndërmjetësimin për reformën zgjedhore. Ai nënvizoi se PD ka marrëdhënie 100% të shëndosha me ndërkombëtarët. Sipas Bashës kjo është një përpjekje për të hequr vëmendjen nga interesi publik. 

I pyetur se përse nuk ka zhvilluar asnjë takim me ambasadorë Basha e mohoi duke thënë se ka takuar, por nuk zbuloi detaje se me kë dhe çfarë ka diskutuar.

Pyetje: Si e gjykoni faktin që asnjë ambasador nuk ju ka takuar në cilësinë e kryetarit të partisë?

Basha: Ku e di ti që s’më ka takuar. Dje më ka takuar

Pyetje: Kush ambasador?

Basha: Është informacion që nuk e shfrytëzoj për interes mediatik. Një nga ambasadorët më të rëndësishëm, pardje, para katër ditësh... para gjashtë ditësh. PD ka marrëdhënie 100% të shëndosha me faktorin ndërkombëtar.

Pyetje:  Ju përgënjeshtruan ambasadorët për Reformën Zgjedhore?

Basha: Nuk është e vërtetë... Qesh gajasem me këto… A e tha Basha ndërmjetësim apo nuk e tha.  Nuk i shkoj pas përpjekjes për të na hequr nga interesi publik. Debati është votimi elektronik, votimi elektronik, Shqipëria një zonë... Debati sot është e lagu s’e lagu bishtin macja apo daci.

Basha-Zotëri takime private, janë takime private, takime pune, lëreni këtë  se nuk ju nxjerr asnjë gjë. PD nuk është e izoluar, ka marrëdhënie 100% të shëndosha me faktorin ndërkombëtarë


Lajmi kryesor:

Rithemelimi bllokoi komisionin e 'Zgjedhores', Basha: Komplot me PS-në, s'e duan reformën! Rama po përgatit komision për të kontrolluar SPAK


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Falenderoj nga zemra për mbështetjen', Ali Ahmeti: Tirana sot është krejt tjetër dhe kjo më gëzon mua dhe çdo shqiptar

'Falenderoj nga zemra për mbështetjen', Ali Ahmeti: Tirana sot është krejt tjetër dhe kjo më gëzon mua dhe çdo shqiptar