Debati për Simon Mirakën përplasi demokratët, Nebil Çika për Report Tv: Berisha e përdori për të testuar Ramën! Kishte lëvizje të madhe të partnerëve

Simon Miraka ishte emri që përplasi demokratët, aq sa për herë të parë Gazment Bardhi, krahu i djathtë i ish kryetarit të PD Lulzim Basha i kujtoi Sali Berishës që është i shpallur ‘non grata’. Nebil Çika, ish kreu i shoqatës së të përndjekurve ishte i ftuar në Report Tv, në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu tha se Berisha bëri një test me Simon Mirakën, por pretendon se është vënë menjëherë në lëvizje SHBA.

Simon Miraka, i cili garoi për mandatin e dytë si anëtar i  Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, por nuk u mor në konsideratë nga PS sepse kandidatura mbante edhe firmën e Berishës. Sipas Çikës, Amerika i ka kujtuar që Berisha është i shpallur “non grata” dhe nuk mund të pranohet asgjë që vjen me firmën e tij. Nga ana tjetër thotë se Simon Miraka u përdor nga ish kryeministri për të provuar Ramën. Çika tha se ka folur me Mirakën dhe i ka thënë që është mirë.

“Në fazën e parë e kaluan dhe Rama e Berisha, mendoj se ishte një lloj testi. Simoni u bë shembull që kur nuk tolerojmë atë, aq më tepër për gjëra më të mëdha. Mund të ketë pasur lëvizje dhe nga ambasada amerikane dhe nëse bën këtë, shkel vijën tonë, pra e sfidon. Përveç qëndrimit të PS, dje pati një qëndrim të PD që Berisha është ‘non grata’. Prandaj mendoj se ka lëvizje më të madhe të partnerëve. Sot fola me Simonin dhe tha jam mirë. Berisha ka dashur të përdorë Simonin për të testuar. Gjithmonë në momente të vështira, Berisha përdor dikë.

PS dogji 3 të përndjekur të tjerë politikë. Ata ishin po aq të përndjekur sa Simoni. Deputetët e Berishës dhe PS nuk votuan vetëm pro Simonit, por edhe kundër disa të përndjekurve të ngjashëm me Simonin. Por është SHBA në këtë mes se kanë vënë vijën e kuqe që nuk duhet shkelur as në rastin e Mirakës. E vetmja gjë që nuk të falin amerikanët është siguria e tyre kombëtare”, tha Çika.

Kujtojmë se Gazment Bardhi reagoi ashpër ndaj mazhorancës në Komisionin e Ligjeve ku u miratua kandidatura duke thënë se janë të pafytyrë pasi janë betuar se nuk pranojnë asgjë që vjen nga 'non grata'. Balla sqaroi ditën e djeshme se Miraka nuk do të marrë mbështetjen në Kuvend dhe thekson se po e ndihmojnë sepse nuk duan të bëhet pis.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin