‘Ligjet’ miratojnë kandidatët për Autoritetin e dosjeve të sigurimit të shtetit, mes tyre Simon Miraka! Gazment Bardhi, mazhorancës: Është kandidat i Berishës, jeni të pafytyrë

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot kandidaturat për anëtarë të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Me shumicë votash, kandidatët që do ti kalojnë Kuvendit për votim janë: Altin Hoxha, Gentian Sula, Simon Miraka, Albert Nikolla. Ndërkohë që Ligjet rrëzuan kandidaturat e Marcel Hilës, Besim Ndregjonit, Gjergj Markut, Skënder Vrionit.

Mes emrave që kaluar  është edhe Simon Miraka, i propozuar edhe me firmën e Sali Berishës dhe kjo ka shkaktuar debate. Deputeti Gazment Bardhi, duke iu drejtuar deputetëve të mazhorancës, tha se janë të pafytyrë.

“Ju nuk ishit këtu, ja kishit deleguar drejtimin kolegut Ndreca. Ajo që ndodhi para 5 minutash tregon babëzinë që keni ju për të kapur çdo institucion;. Ne tani do flasim për administratën publike, por në fakt ju nuk keni lënë administratë publike në këmbë pa e politizuar. Edhe një institut që është ngritur me vullnet të përbashkët, ju vini këtu për të verifikuar kriteret ligjore dhe zotërinjtë që votuat kundër i plotësojnë kriteret ligjore. Jeni edhe të pafytyrë sepse keni bërë një betim që nuk do votoni asnjë person që propozohet nga ‘non grata’, nga Berisha dhe sapo votuan një person që e ka propozuar Berisha. Ju jeni të pafytyrë. Ju tjetër gjë thani dhe tjetër gjë bëni. Sapo votuat një person…mos ma hiq të drejtën e fjalës. Po ju tregoj se çfarë përfaqësoni ju. Vini këtu dhe thoni që duam të bashkëpunojmë me opozitën për të krijuar institucione konsensuale sepse ajo është një temë që ka nevojë për konsensusin dhe mbështetjen e gjithë Shqipërisë. Nuk mund të jetë vota juaj dhe mbështetja e non gratave që përcakton përbërjen e institucioneve publike. Tani dilni dhe shpjegojini shqiptarëve pse i mashtroni kur thoni që nuk votojmë me firmat e ‘non gratave’ dhe ngrini dorën rresht. E dini pse? Sepse nuk lexoni, por merrni vetëm urdhra. Jeni betuar, çdo dokument që propozohet nga ‘non grata’ nuk merret në konsideratë”, tha ai.

Ndërkohë nga ana e saj, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka i tha se kandidati në fjalë ka marrë edhe firmën e deputetëve të tjerë të opozitës.

“Kandidati për të cilin flisni ka mbështetjen edhe të deputetëve tuaj, jo ‘non gratave’. Kështu që duhet të kishit bërë vetë verifikimin përpara se të vinit këtu të na bënit gjyqin ne”, iu përgjigj Bushak Bardhit.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosta: 27/05/2022 15:24

    Mendoni qe do tu lere akses Rama ne dosjet e ish sigurimit? Po ca flisni more.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Oriola Marashi s’lë vend për imagjinatë, ‘çmend’ rrjetin me fotot provokuese në pishinë

FOTOT/ Oriola Marashi s’lë vend për imagjinatë, ‘çmend’ rrjetin me fotot provokuese në pishinë