Debati për Teatrin, aktorët në tjetër protestë: Do “pushtojmë” godinën!  

Debati për Teatrin, aktorët në tjetër protestë: Do “pushtojmë” godinën!  

Pas dëgjesës publike me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, dhe ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, një grup aktorësh kanë organizuar një tjetër protestë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Protesta është organizuar në orën 19:00, ndërkaq mësohet se protesta e aktorëve do të jetë e pandërprerë.

Artistët nuk mashtrohen nga deklaratat e zyrtarëve nën nivelin e kryeministrit. Me këtë rast ne deklarojmë se takimi nuk solli asnjë rezultat konkret dhe se palët kanë pozicione diametralisht të kundërta. Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër aleancave mafioze të pushtetit me biznesin, derisa qeveria të tërhiqet përfundimisht nga ky projekt-ligj dhe t’i hapë rrugën dialogut për rindërtimin e teatrove kombëtare, dyfishimin e buxhetit të kulturës dhe miratimin e ligjeve demokratike për artin në përgjithësi dhe teatrin në veçanti. Nesër, më 15 qershor, ne fillojmë “pushtimin” e sheshit të Teatrit dhe do të qëndrojmë aty derisa të zgjidhen kërkesat tona.

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit, deklaratë për shtyp.

Debati për shembjen ose jo të Teatrit Kombëtar ka nisur prej disa kohësh. Një pjesë e artistëve kundërshtojnë prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, pasi sipas tyre godina përfaqëson historinë dhe kujtesën kombëtare.

Ndërsa pjesa tjetër e aktorëve përfshirë aktorët Luftar Paja, Erion Isai e Laert Vasili janë pro shembjes së Teatrit pasi sipas tyre godina është e amortizuar, në gjendje të keqe, duke mos plotësuar kushtet teknike për të vënë në skenë një shfaqje të mirë për publikun.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ali Pazari: 15/06/2018 18:52

    Natyrisht eshte dialektike,parazitet(morrat dhe tartabiqet) te uzurpojne kur i ushqen dhe behen thele permbi bisht si te ashtuajturit "aktore"parazite dhe bixhozcinj qe ushqehen nga nga taksat e ketij mileti

    Përgjigju
  • Etjen: 15/06/2018 14:06

    Këta janë artistët më parazit që ka Shqipëria.

    Përgjigju
  • I pandehuri Basha: 15/06/2018 13:53

    Mirë......po artistët ku janë?????? Në foto nuk i shoh!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)