TIRANE-Një pjesë e artistëve të Teatrit Kombëtar janë mbledhur sërish pasditen e sotme për të protestuar kundër vendimit për shembjen e godinës. Aktori i njohur Mirush Kabashi ka qenë njëri nga ata që kanë folur. Ai ka deklaruar se teatri nuk duhet të shembet, por të rikonstruktohet, pasi ka një histori të lavdishme duke e cilësuar si Mekën e kulturës shqiptare.

Teatri duhet të financohet nga shteti, jo PPP. Kosova e ka dy herë buxhetin për kulturën më të madh se ne, ndërsa Maqedonia tre apo katër herë. Më lejoni t’u shpjegoj se nuk më del inati. Nuk mund të jesh artistët nëse je lustraxhi. Këtë ua them dhe atyre artistëve të rinj, drejtorëve politikë. Kërkojmë transparencë. Artistët duhet të kenë të drejtën e vetos për projektin. Sot politikat e artit i vendos qeveria në mbledhjet e qeverisë. Kam bindjen që vetëm në sajë të protestave dhe solidaritetit tuaj ata po lëviznin dhe po bëjnë gjëra sikur duhen bërë.

Mirush Kabashi

Më pas aktori Mirush Kabashi ka treguar bisedën që ai dhe aktori Robert Ndrenika kanë bërë dje në mbrëmje me kryebashkiakun Veliaj.

Kemi diskutuar për 1 orë e gjysmë. Së bashku me të ishte edhe nënkryetari Mazniku. Ai po na tregonte me shifra se cilat ishin dëshirat e tij që Tirana të ketë një Teatër kombëtar të ri, mbi gjurmën këtij të vjetrit. Veliaj na siguroi që nuk do të merret asnjë vendim pa u pyetur artistët. Ne u munduam të argumentojmë me qetësi se nëse ky projekt i ri do të bëhet, duhet bërë me të njëjtën sipërfaqe që ka teatri ekzistues, duke përfshirë edhe magazinën prapa.

Ai duhet të diskutojë nëse duhet të rikonstruktohet ky Teatër apo duhet të ndërtohet një Teatër i ri modern. Nëse duhet të bëhet me PPP apo duhet të bëhet me fonde të shtetit dhe në qoftë se do të bihet dakord me këtë përfaqësi për dy çështjet e para duhet që në projektin që do të bëhet duhet të mbetet e gjithë sipërfaqja ekzistuese e Teatrit Kombëtar. Ndrenika ishte që mund të bëhet edhe një Teatër i ri, por jo me PPP, por i paguar nga shteti. Sipas tij, Teatri Kombëtar duhet të ndërtohet nga shteti, ashtu siç e kanë bërë edhe vendet fqinje.

Mirush Kabashi

Ndryshe nga herët e tjerë, sonte protestës iu bashkuan edhe këshilltarët bashkiakë të PD, Kreshnik Çollaku, Akil Kraja, Fabjan Topollari, apo këshilltarët e LSI, Etiol Halimi, e ish zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj. Një pjesë e artistëve kundërshtojnë shembjen e teatrit dhe projektin që mbi rrënojat e tij të ndërtohet një ri, ndërsa pjesa tjetër janë pro.