Reforma Zgjedhore, eksperti i KiE: Ja mekanizmat që janë përdorur në Shqipëri për të blerë vota

Komisionit për Reformën Zgjedhore i përfundon mandati në muajin korrik, por ende nuk ka asnjë vendimmarrje dhe anëtarët vijojnë konsultimin publik. Këtë të martë u zhvillua një tryezë për shitblerjen e votës, ku u dëgjua ekspertiza e Këshillit të Evropës dhe eksperiencat e Lituanisë dhe Italisë në luftimin e këtij fenomeni. Bashkëshkryetari socialist i komisionit, Bledi Çuçi u shpreh se blerja e votës  nuk është çështje vetëm e një partie dhe as e tre viteve të fundit, por duhet luftuar si fenomen i gjithë Shqipërisë.

Bashkëkryetari Oerd Bylykbashi tha se përdorimi i votimit elektronik redukton blerjen e votës, ndërsa shtoi se deri më tani nuk është dhënë asnjë dënim për shit-blerjen e votës, ndaj ky fenomen inkurajohet nga mosndëshkueshmëria.

Quentin Reed ekspert i KiE u shpreh se së pari duhet të luftohet mendësia e shqiptarëve për të mos e dhënë votën si detyrim moral për një shërbim që i është bërë. Sipas tij, sondazhet tregojnë se 20% e shqiptarëve janë përfshirë në tentativa shitblerje vote. Ai renditi 5 shembuj se si blihet vota në Shqipëri.

Së pari përmes shpërndarjes së parave e mallrave në zonat e varfra para zgjedhjeve. Së dyti premtimi për punësim në sektorin publik. Së treti, është pagesa për pjesëmarrje ose jo në votim duke ju marrë kartën e identitetit.  Së katërti, përdorimi i skemës së mbështetjes sociale për fushatë dhe blerje vote. Fshirja e borxheve të dritave dhe ujësjellësit është një mënyrë tjetër.  Eksperti kërkoi që të ndalohet dhënia e këtyre shkëmbimeve dhe të rritet ndërgjegjësimi për fshehtësinë e votës.

Quentin Reed ekspert i KiE

Antonio Corbo, një tjetër ekspert i Këshillit të Europës, tregoi eksperiencën e Italisë si shembull që Shqipëria mund ta ndjekë për të luftuar shitblerjen e  votës. Ai tha se kandidatët duhet të bëjnë transparencën e burimeve financiare për të parandaluar përdorimin e paligjshëm të tyre, të përdorin vetëm një llogari bankare për fondet elektorale dhe të kenë një maksimum shpenzimesh, sipas numrit të zgjedhësve në njësinë përkatëse. Komisioni nuk do ta mbyllë punën brenda korrikut, por në shtator do të kërkojë një zgjatje të afatit me tre ose 6 muaj.

Debati të Komisioni i Reformës Zgjedhore
Oerd Bylykbashi:
Votimi elektronik redukton blerjen e votës. Mos dënueshmëria e kësaj vepre e bën të pavlerë masën. Deri më sot nuk ka asnjë dënim për blerjen e votës, ndaj jepet mesazhi se të gjithë mund të bëjnë ç’të duan në këtë drejtim. Për ne kjo cështje është thelbësore. Duhet vullnet kryesisht i mazhorancës

Bledi Çuçi: Kjo nuk është cështje e një partie dhe as e te viteve të fundit

Quentin Reed ekspert i KiE: Të luftohet mendësia e dhënies së votës si detyrim moral për një shërbim që i është bërë ose dhënies së gjërave në shkëmbim në avancë. Sondazhet tregojnë se 20% e shqiptarëve janë përfshirë në tentativa shitblerje vote. Në Shqipëri janë 5-6 mekanizma. Shpërndarja e parave e mallrave në zonat e varfra. Së dyti premtimi për punë në sektorin publik. Fenomen dominant në Shqipëri. Së treti, është pagesa për pjesëmarrje ose jo në votim duke ju marrë kartën e identitetit. Së katërti, përdorimi i skemës së mbështetjes sociale për fushatë dhe blerje vote. Fshirja e borxheve të dritave dhe ujësjellësit është një mënyrë tjetër. Duhet te ndalohet përdorimi i dhënies së shkëmbimeve të ruhet fshehtësia e votës dhe të ndërgjegjësohen njerëzit. 

Antonio Corbo për eksperiencën e Italisë: Kandidatët të bëjnë transparencën e burimeve financiare për të parandaluar përdorimin e paligjshëm. Duhet të përdorin vetëm një llogari bankare për fondet elektorale. Kandidatët të kenë një maksimum shpenzimesh. Caktimi i shumës caktohet sipas numrit të zgjedhësve në njësinë përkatëse

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ILIRET: 12/06/2018 14:09

    Cfare me pengon mua, kur votimi behet elektronik qe ta shes voten time? Bile edhe ta fotografoj faqen e kompjuterit, kur ve gishtin tek partia qe me ka dhene lek.

    Përgjigju
  • Mirdash: 12/06/2018 12:04

    PD do votim électronike kur 90perqind e shqiptarve nuk Kane prekur kompjuter me dore dhe nuk Kane pare asnje hère si votohet me krte menyre.. Mos barrons ndikimin e hacker avec Rus ne zgjedhjet e Amerikes je me qe tek ne behet nami. PD ka mbeshtetjen eRusve per te fituar zgjedhjet me manipuliez te hakerave Rus. Ne votimin elektronike m'a-t-on nje virus per te tjeter sur voten. Te tille vireuse Ruset i Kane me shumice.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur