Mungesa e Elisa Spiropalit në seancën e 12 marsit për votimin mbi kërkesën e SPAK ndaj Belinda Ballukut nuk përbën arsye për alarm politik. Kështu u shpreh Petro Koçi, duke komentuar situatën në emisionin 'Studio Live' në Report TV. Sipas tij, qëndrime të ndryshme brenda një partie janë normale dhe nuk çojnë automatikisht në masa ndëshkuese.
“Një parti politike ka individë që shpesh mendojnë ndryshe nga një vendim ndryshe i partisë. Mos pjesëmarrja në votim mendoj që nuk hyn tek rastet e statutit për përjashtim. Kur nuk voton ndryshimet kushtetuese buxhetin dhe përbërjen e qeverisë, këto janë rastet kur ka përjashtim. Unë mendoj që duhet trajtuar me pjekuri e urtësi. Është e nevojshme që të ketë sqarime. Abstenimi është krejt i logjikshëm dhe nuk ka arsye për alarmizëm politik., u shpreh ai.
Reagimi vjen pasi Taulant Balla deklaroi se për mungesën e Spiropalit do të ketë një vendimmarrje në grupin parlamentar. Nga ana tjetër, vetë Spiropali reagoi publikisht duke kërkuar një diskutim të hapur dhe “troç” brenda grupit.
Lajmi kryesor:
Përjashtimi i mbështetësve të Salianjit, Koçi për Report TV: PD më keq se në 1997-ën, po dobëson vetveten! Veprime të tilla forcojnë mazhorancën












