Debati/ Thaçi në SHBA lobon për 'korrigjim' të kufijve me Serbinë

Debati/ Thaçi në SHBA lobon për 'korrigjim' të kufijve me Serbinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Me këtë rast krerët shtetërorë të Kosovës do të kenë mundësi të takohen me liderë të vendeve tjera.

Në takimet bilaterale që do t’i ketë me përfaqësuesit ndërkombëtarë në SHBA kreu i shtetit Hashim Thaçi pritet që si temë të diskutimit ta hapë edhe idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë dhe të kërkojë përkrahje lidhur me këtë çështje.

Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në vend, të cilët megjithatë mbeten skeptikë se kreu i shtetit do ta sigurojë këtë mbështetje, veçmas kur kihet parasysh fakti që disa shtete me ndikim si Gjermania e Britania tashmë janë deklaruar fuqishëm disa herë kundër këtij opsioni. Në anën tjetër, përfaqësuesit e opozitës vlerësojnë se kërkimi i përkrahjes së shteteve të botës mbi idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë është absurde. Zeri.info

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 24/09/2018 14:58

    Korigjimi i kufijve, me drejte i pergjigjet "Rikthim" i kufijve, zGjegjesisht riikthimi i "dhurates se Tito-Rankoviqit te 1956-58, Qe do te merr kuptimesin e rikthimit ne kufije edhe nga 1878.Nuk po kutoj ata qe, kerkojne bashkimin kombetar, njeherit kundershtojne bashkimin e pjeserishem te Lugines se Presheves te shkoqur nga Kosova me 1956- Madje kete kundershim e kerkojne edhe me protesta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar