TIRANE - Pas mbarimit të ndeshjeve me ekipin ku kanë milituar në edicionin e fundit, shumë prej futbollistëve të kombëtares shqiptare të futbollit janë përfshirë nga ethet e merkatos së verës. Mes tyre është edhe Debatik Curri.
Kosovari ka shumë gjasa të rikthehet tek Vorsklla Polltava ku luajti për pesë sezone me radhë, para se të kalonte në Gençlerbirligi. Skuadra turke pagoi 400 mijë euro për kartonin e lojtarit.
Mirëpo, tri sezonet e kaluara në Gençlerbirligi nuk ishin në nivelin e parashikuar, pasi që Curri pësoi disa dëmtime radhazi, të cilat e detyruan të luante jo më shumë se 35 ndeshje në fanellën e skuadrës turke.
Në fillim të këtij muaji, në përfundim të kontratës, drejtuesit konfirmuan faktin se nuk do t’ia rinovonin kontratën dhe Curri menjëherë mori drejtimin nga Ukraina. Kosovari ishte transferuar tek Vorsklla nga FC Prishtina në vitin 2005.
Pjesë e Vorsklals aktualisht janë edhe Armend Dallku dhe Ahmed Januzi. Curri është thirrur edhe nga trajneri i Kombëtares De Biasi për ndeshjen me Norvegjinë që do të zhvillohet më 7 qershor, kosovari pritet që të formojë dyshen e mbrojtjes së bashku me Mavrajn.
Kosovari është në qendër të vëmendjes edhe nga disa ekipe në kampionatin turk të futbollit, por vështirë se do të qëndrojë më në këtë kampionatit edhe për edicionin e ardhshëm.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com